Drejtpërdrejt: 7 ditë pas tërmetit, ende kërkime në Türkiye-Siri.     /Foto: AA

15:35 Pas 182 orëve nën rrënoja shpëtohet djaloshi 12-vjeçar

Një rast tjetër shpëtimi në lagjen Antakya të Hatayit. Ekipet e kërkim-shpëtimit arritën që 182 orë pas tërmeteve të shpëtojnë një djalë 12-vjeçar nga rrënojat e ndërtesës në të cilën ishte bllokuar.


14:15 Gati 100 shtete ofruan ndihmë, 79 dërguan ekipe kërkim-shpëtimi Ministri i jashtëm i Türkiyes, Mevlüt Çavuşoğlu, njoftoi sot se deri në këtë moment, 99 shtete dhe 16 organizata ndërkombëtare kanë ofruar ndihmë për Türkiyen. Ai njoftoi gjithashtu se 9.401 personel nga 79 vende morën pjesë në operacionet e kërkim-shpëtimit.

12:20 Shpëtohet nga rrënojat 6-vjeçarja 178 orë pas tërmeteve Miray, një vajzë 6-vjeçare, u shpëtua nga rrënojat në Adiyaman 178 orë pasi tërmetet masive goditën Türkiyen.

Shpëtohet nga rrënojat 6-vjeçarja 178 orë pas tërmeteve. AA

Po ashtu edhe Derya Akdoğan, 26 vjeç, e cili ishte nën rrënojat në lagjen qendrore të Antakias në Hatay, u shpëtua 177 orë pas tërmetit me qendër Kahramanmaraş, i cili u përshkrua si "katastrofa e shekullit".

10:55 Kisha Ortodokse në Mersin hap dyert për të mbijetuarit Kisha Ortodokse në qytetin turk të Mersinit hapi dyert për të mbijetuarit e tërmetit në jug të Türkiyes, duke i siguruar strehim dhe ushqim. Kanë kaluar shtatë ditë nga një tërmet i fuqishëm, me epiqendër në qytetin turk të Kahramanmaras, që shkatërroi Türkiyen jugore dhe pjesët veriore të Sirisë. Organizatat humanitare dhe të tjera po përpiqen në çdo mënyrë t'u ndihmojnë atyre që arritën t'i mbijetojnë fatkeqësisë së paprecedentë. Një gjest human ka ardhur edhe nga kisha në Mersin, e cila i përket Kishës Ortodokse Greke, e cila hapi dyert për të prekurit nga tërmeti dhe plotësoi nevojat e tyre për strehim dhe ushqim.

Kisha Ortodokse në Mersin hap dyert për të mbijetuarit. Others

10:40 Mbi 31 mijë viktima deri tani në Türkiye Numri i viktimave nga tërmeti në Türkiyen jugore rritet në 31.643 deri tani, thotë Autoriteti për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave, AFAD. Dhjetëra mijëra të tjerë kanë marrë lëndime si pasojë e tërmetit.

09:00 Dita e shtatë, mbi 4.500 viktima nga tërmeti në Siri

Një javë pas tërmeteve të fuqishme që goditën Türkiye dhe Sirinë, burime nga zonat e kontrolluara nga regjimi dhe të kontrolluara nga rebelët në Siri kanë raportuar se numri i të vdekurve tani është rritur në 4.581

Bazuar në të dhënat e Helmetave të Bardha, 3.167 njerëz kanë humbur jetën në zonat e kontrolluara nga opozita.

Ndërkohë, media e regjimit tha se 1.414 njerëz kanë humbur jetën nga tërmeti në zonat e kontrolluara nga regjimi.

Një pamje ajrore e ndërtesave të shembura. përderisa përpjekjet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë në Jindires, që ndodhet në Afrin të Aleppos në Siri. AA

08:51 7-vjeçari mbijetoi 163 orë nën gërmadhat e tërmetit Në qytetin Hatay, 163 orë pas tërmetit në Türkiye më 6 shkurt, është shpëtuar një 7-vjeçar i cili kishte mbetur nën rrënoja. Ekipet e kërkim-shpëtimit të bashkisë së qytetit Konya kanë qenë ata të cilët kanë arritur ta nxjerrin jashtë gërmadheve të tërmetit 7-vjeçarin. Operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë edhe më tej të bëjnë kërkime nën rrënojat e ndërtesave që janë shembur në rajonet në Kahramanmaraş.

Fëmijë, pleq, qytetarë të moshave të ndryshme gjatë shtatë ditëve të kaluara me ndihmën e ekipeve të kërkim-shpëtimi kanë arritur të dalin të gjallë nga rrënojat e tërmetit që goditi 10 provincat në Türkiyen jugore.

Numri i viktmave nga tërmeti i 6 shkurtit që goditi Türkiyen dhe Sirinë është më shumë 33.000 të vdekur.

Aktualisht në Türkiye janë regjistruar 29.605 viktima si rezultat i tërmetit, përderisa ky numër në Siri është mbi 3.500.

Për të plotësuar nevojat për strehim të qytetarëve tanë të prekur nga tërmeti, Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe të Emergjencave (AFAD) deri më tani ka vendosur 10.500 kontejnerë strehimi për banorët e prekur nga tërmeti.

Përveç institucioneve shtetërore, organizatave joqeveritare dhe aktivistëve në Türkiye gjatë javës së kaluar kanë arritur ndihma në shenjë solidariteti pothuasje nga e gjithë bota. Në vegëzën në vazhdim mund të ndiqni zhvillimet e ditëve të kaluara.


TRT Balkan / agjencitë