15:05 Nxënësit të lumtur që kthehen në shkollë në Türkiyen e goditur nga tërmeti
Rreth 52.000 nxënës u kthyen në shkollë në provincën Kilis, ku arsimi u pezullua për shkak të tërmeteve vdekjeprurëse që tronditën Sirinë veriore dhe Türkiyen jugore më 6 shkurt. Në shkollën fillore Afife Kecik, nxënësit luajtën lojëra dhe shëtisnin në kopsht me shokët e tyre.
"Ne luajmë me miqtë tanë. Jemi rehat këtu”, tha Kerkut, duke shtuar se ishte e lumtur që u kthye”, tha Elif Suheda Kerkut, një nxënëse e klasës së katërt
Mësuesit po përpiqen t'i angazhojnë fëmijët jashtë për të kapërcyer traumën e tyre nga tërmeti.
“Mësuesit kryen aktivitete në kopshtet e shkollave për të rehabilituar nxënësit, për të ofruar mbështetje psikosociale dhe për të eliminuar fobitë në ambiente të mbyllura”, tha për Anadolu drejtori provincial i Kilisit i Arsimit Kombëtar, Mehmet Emin Akkurt.
12:50 AFAD-i publikoi listën e re të prioriteteve për zonat e prekura nga tërmetet
Të dhënat e fundit të autoriteteve turke thonë se numri i viktimave nga tërmetet e 6 shkurtit është rritur në më shumë se 40 mijë. Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave dhe të Fatkeqësive të Türkiyes (AFAD) ka publikuar një listë të re të prioriteteve për të ndihmuar zonat e prekura nga tërmeti në jug të vendit. Siç u tha nga AFAD-i, administrata bëri disa ndryshime në listën e mjeteve prioritare të ndihmës. Nevojat më prioritare janë tualetet e lëvizshme, më pas dushet e lëvizshme, shtretërit, pastaj tendat dhe batanijet. Tërmetet me magnitudë 7,7 dhe 7,6 ballë të shkallës Rihter, me epiqendrën e tyre në provincën Kahramanmaraş, goditën 11 provinca, duke shkatërruar mijëra ndërtesa dhe duke prekur më shumë se 13 milionë njerëz
10:25 Dridhje të reja në provincën Hatay
Në rrethin Antakya të provincës së Hatayit në orën 10:20 sipas kohës lokale u regjistrua një tërmet prej 4,4 ballësh. Sipas informacionit në faqen e Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe të Emergjencave (AFAD), tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 11,06 kilometrash.
Numri i viktimave nga tërmetet e 6 shkurtit në Türkiyen jugore është rritur në 45.089, thotë Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe të Emergjencave (AFAD).
Sipas deklaratës së AFAD-it, pas tërmeteve me qendër në Kahramanmaraş kanë ndodhur 11 mijë e 20 pasgoditje.
Numri i personave që u evakuuan nga rajoni dhe u regjistruan duke aplikuar pranë guvernatorëve apo qarqeve në provincat ku shkuan me mjetet e tyre arriti në 1.971.589.
Një staf prej 6.368 personash i përbërë nga AFAD, PAK, JAK, JÖAK, DİSAK, Rojet Bregdetare, DAK, Güven, brigada e zjarrfikësve, shpëtimi, MEB, OJQ-të dhe personeli ndërkombëtar i kërkim-shpëtimit, janë ende duke punuar në rajon.
Gjithashtu, në zonat e tërmeteve janë qëndrojnë 234.636 persona nga AFAD, policia, xhandarmëria, MSB, UMKE, ambulanca, sigurimi vendor, ekipet mbështetëse lokale, vullnetarët dhe personeli në terren.
Në aktivitet për grumbullimin dhe pastrimin e rrënojave siç thotë AFAD-i,
Marrin pjesë 18.400 automjete, duke përfshirë eskavatorë, kamionë tërheqës, vinça, dozerë, kamionë, kamionë uji, rimorkio, graderë, kamionë vakum dhe pajisje të ngjashme ndërtimi.
Me linjën ajrore të krijuar për dërgimin e personelit dhe materialeve në rajon, janë angazhuar 116 helikopterë dhe 76 avionë të lidhur me Forcat Ajrore, Forcat Tokësore, Forcat Detare, Komanda e Rojës Bregdetare, Komanda e Përgjithshme e Xhandarmërisë, Drejtoria e Përgjithshme e Sigurisë, Ministria e Shëndetësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme.
Ndërkohë nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare dhe Komanda e Rojës Bregdetare janë vënë në punë gjithsej 38 anije.
Deri më sot në rajonet e prekura nga tërmetet e 6 shkurtit janë instaluar 358.037 tenda.
Numri i personave që iu ofruan shërbime strehimi në tenda, kontejnerë, konvikte GSB, hotele, bujtina publike, ambiente MEB dhe objekte të tjera brenda dhe jashtë zonës së fatkeqësisë arriti në 1.915.687.
Më shumë se 13 milionë njerëz në Türkiye janë prekur nga tërmetet, si dhe shumë në veriperëndim të Sirisë.
Të martën, presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, u zotua të rindërtojë rajonin jugor të vendit pas tërmeteve të fuqishme.
"Me përfundimin e aktiviteteve të heqjes së mbeturinave, ne po fillojmë rindërtimin dhe ringjalljen e rajonit tonë”, tha Recep Tayyip Erdoğan, në një konferencë shtypi në rrethin Elbistan të provincës Kahramanmaraş, ku tërmetet kishin epiqendrën e tyre.
“Për pak muaj po fillojmë ndërtimin e 309 mijë shtëpive, duke përfshirë edhe shtëpitë e fshatit, në gjithë zonën e tërmetit”, shtoi ai.
Në kuadër të aktiviteteve të mbështetjes psikosociale në rast fatkeqësish, u caktuan 4 qendra të lëvizshme të shërbimit social në Kahramanmaraş, Hatay, Osmaniye dhe Malatya. Mbështetje psikosociale iu dha gjithsej 1.025.291 personave, 691.388 në zonën e tërmetit dhe 333.903 jashtë zonës së tërmetit.