Drejtpërdrejt: Mjekët turq po punojnë në shmangien e sëmundjeve nga tërmeti.     / Foto: AA

10:26 Nxirret një e mbijetuar nga rrënojat në ditën e 11-të pas tërmetit

Një vajzë e re u shpëtua nga rrënojat në Kahramanmaraş 248 orë pas tërmetit, njoftojnë autoritetet turke.

Ekipet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë punën në tentativë për të gjetur akoma të mbijetuar, edhe pse koha nuk jep shumë shpresa.

09:25 AFAD: Numri i viktimave nga tërmeti në Türkiye rritet në 36.187

Autoriteti i Menaxhimit të Emergjencave dhe të Fatkeqësive në Türkiye njoftoi se numri i viktimave nga dy tërmetet e 6 shkurtit në jug të vendit është rritur në 36.187 deri tani.

Dhjetëra mijëra qytetarë kanë marrë lëndime nga tërmetet dhe shumë prej ndërtesave në 10 provincat e prekura nga tërmeti janë shembur ose janë dëmtuar rëndë.

09:20 Mjekët turq po punojnë në shmangien e sëmundjeve nga tërmeti

Ndërsa numri i të vdekurve nga fatkeqësia e 6 shkurtit pritet të rritet të enjten, personeli mjekësor turk në gjithë rajonin jugor të goditur nga tërmeti po punon për të shmangur përhapjen e sëmundjeve në qendrat e evakuimit ku dhjetëra mijëra njerëz po kërkojnë strehim.

Batyr Berdyklychev, përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Türkiye, tha se OBSh-ja po punon me zyrtarët turq për të rritur monitorimin e sëmundjeve që vijnë nga uji, gripi sezonal dhe COVID-19 midis të zhvendosurve.

Ai tha gjithashtu se ekziston nevoja për të rritur furnizimin me ujë duke sqaruar se mungesa e ujıt "rrit rrezikun e sëmundjeve që vijnë nga uji dhe shpërndarja e sëmundjeve ngjitëse".

Në Kahramanmaraş, epiqendra e tërmetit të javës së kaluar me magnitudë 7,7 ballë dhe pasgoditjeve të fuqishme, mjekët po ofrojnë vaksina tetanozi për banorët dhe gjithashtu po shpërndajnë komplete higjienike.

Ndërsa fatkeqësia hyn në ditën e saj të 11-të, numri i të vdekurve në Türkiye është 35.418, duke e bërë atë fatkeqësinë më vdekjeprurëse në vend në një shekull. Numri në Siri ka arritur në 5.814, duke e çuar numrin total të vdekjeve nga të dy vendet në mbi 41.232.

TRT Balkan / agjencitë