Panairi i shumëpritur e Industrisë Ndërkombëtare të Mbrojtjes IDEF’23, i planifikuar fillimisht për në maj, por i shtyrë për shkak të zgjedhjeve në Türkiye, tani do të mbahet nga sot 25 deri më 28 korrik.
I renditur si panairi i katërt më e madh i industrisë së mbrojtjes në botë, panairi mirëpret numrin më të madh të ekspozuesve nga vende të ndryshme.
Nën patronazh të Ministrisë së Mbrojtjes dhe i organizuar nga Fondacioni i Forcave të Armatosura Turke, panairi do të shfaqë një gamë të gjerë teknologjish të industrisë së mbrojtjes vendase dhe të huaja në Qendrën e Panairit dhe të Kongresit TUYAP.
Panairi e fundit, IDEF’21, priti rreth 1.200 firma nga Türkiye dhe vende të huaja. Kishte 1.238 ekspozues nga 53 vende dhe 68.795 vizitorë nga 94 vende.
Zhvillimet më të fundit dhe lançimet e produkteve në produktet ushtarake dhe teknologjike nga kontraktorët turq, dhe përparimet e industrisë turke të mbrojtjes do të jenë në qendër të vëmendjes së panairit.
Një nga debutimet e jashtëzakonshme do të bëhet nga Aselsan, kompania kryesore e mbrojtjes turke, me sistemin e saj të raketave të mbrojtjes ajrore të sapoprodhuar, GOKSUR dhe sistemin celular të armëve lazer, GOKBERK.
Zbulimi i produkteve të reja turke
Duke qenë në qendër të vëmendjes së panairit, GOKSUR i prodhuar nga Aselsan është krijuar për të kundërshtuar kërcënimet e mjeteve ajrore të armatosura dhe pa pilot, avionëve luftarakë dhe helikopterëve, raketave kundër anijeve dhe raketave lundruese.
Një tjetër produkt i ri, i quajtur GOKBERK, është një sistem i lëvizshëm i armëve laser. Për shkak të teknologjisë së tij, ai është në gjendje të godasë objektivat pa një vijë shikimi.
I zhvilluar në përputhje me nevojat e Komandës së Forcave Ajrore Turke, ERALP, radari i parë me rreze të gjatë të Türkiyes, gjithashtu pret të shfaqen në këtë panair. Ai ka aftësinë për të zbuluar dhe gjurmuar objektivat ajrore nga distanca shumë të gjata duke integruar algoritme radari në sistemin e tij.
Në panairin e fundit, firma shtetërore bëri debutimin e pajisjes së synuar lazer ENGEREK-2 dhe sistemit elektro-optik ASELFLIR-500, shtuar kësaj edhe sistemeve të tjera të mbrojtjes ato detare dhe ajrore.
Firma të tjera industriale të Türkiye kanë qenë gjithashtu të pranishme në panair për të prezantuar produktet e tyre, duke filluar nga sistemet detare deri tek teknologjitë e hapësirës ajrore.
Shfaqja ndërkombëtare e produkteve
Përveç firmave turke, do të jenë edhe vende të ndryshme që presin të prezantojnë teknologjitë e tyre.
Emiratet e Bashkuara Arabe janë një prej tyre dhe Këshilli i Kompanive të Mbrojtjes së Emirateve (EDCC) do të organizojë pavijonin e Emirateve të Bashkuara Arabe në IDEF’23.
Pjesëmarrja e Emirateve të Bashkuara Arabe është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të forcuar bashkëpunimin me Türkiyen në mbrojtje.
Anas Naser Al Otaiba, Menaxher i Përgjithshëm në EDCC, tha: “Pjesëmarrja e EDCC-së në IDEF 2023 pasqyron thellësinë dhe forcën e marrëdhënieve dypalëshe Emiratet e Bashkuara Arabe-Türkiye, nën mbështetjen e vazhdueshme të udhëheqjes së mençur të Lartësisë së Tij Sheikh Presidentit Mohammed bin Zayed Al Nahyan dhe shkëlqesisë së tij të Recep Tayyip Erdoğan, Presidentit i Türkiyes.
Përpjekjet për të bashkëpunuar në fushat e zhvillimit janë pjesë e Marrëveshjes së Partneritetit Gjithëpërfshirës Ekonomik Emiratet e Bashkuara Arabe-Türkiye, nënshkruar në mars të vitit 2023.
Një tjetër prani e rëndësishme pritet nga Kina, eksportuesi kryesor në botë i dronëve të armatosur, me shtatëdhjetë e katër firma që do të marrin pjesë në ekpozitën katërditore.
Roli i Türkiyes si një lojtar global në industrinë e mbrojtjes
Me gamën e gjerë të pjesëmarrësve dhe ekspozuesve të interesuar për zhvillimet më të fundit në industrinë turke të mbrojtjes, panairi tregon rolin e Türkiyes dhe synon të jetë një lojtar i rëndësishëm në industrinë globale të mbrojtjes.
Në fillim të kësaj jave, Arabia Saudite dhe Türkiye nënshkruan një marrëveshje për transferimin e mjeteve ajrore luftarake pa pilot Bayraktar AKINCI në Arabinë Saudite gjatë turneut të Gjirit të Presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan.
Marrëveshja e shënuar si marrëveshja më e madhe e dronëve në historinë turke përfshin transferimin e teknologjisë dhe prodhimin e përbashkët midis dy vendeve.
Falë sukseseve të AKINCI-t në Luftën Rusi-Ukrainë dhe në Luftën e Dytë të Nagorno-Karabakut, interesi ndërkombëtar rritet dita-ditës. Deri më tani BAYKAR ka nënshkruar një kontratë eksporti për TB2 me 30 vende.
Të ardhurat nga eksporti i sektorit turk të mbrojtjes dhe aeronautikës u rritën në 4,3 miliardë dollarë në vitin 2022, nga 3,2 miliardë dollarë në vitin 2021, sipas të dhënave të shfaqura nga Asambleja e Eksportuesve Turke (TIM).
Industria e mbrojtjes dhe e hapësirës ajrore u rendit e dyta në të ardhurat nga eksporti të të gjithë sektorëve në të njëjtin vit.
Panairi do të jetë terreni për të paraqitur të gjitha zhvillimet jo vetëm në industrinë turke të mbrojtjes, por edhe nëpërmjet pjesëmarrësve të tjerë nga vende të ndryshme, të cilat mund të çojnë në mundësi bashkëpunimi të përbashkët dhe transferime teknologjike.