Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun rus, Vladimir Putin, lidhur me marrëveshjen e Istanbulit për qarkullimin e lirë të drithërave të Ukrainës dhe zhvillimet e fundit lidhur me këtë çështje.
Erdoğan ka shprehur bindje se do të vendoset një bashkëpunim i orientuar drejt zgjidhjes lidhur me dërgesat e drithit.
“Türkiye vazhdon të ndërmarrë iniciativat e nevojshme me të gjitha palët për zgjidhjen e problemeve lidhur me Marrëveshjen e Drithërave”, Presidenti Erdogan i tha Putinit, njofton presidenca turke.
Erdogan ka thënë gjithashtu se nëse e zgjidhin krizën e drithërave me qasje konstruktive, do të inkurajojnë ndërmarrjen e hapave drejt rikthimit të negociatave mes Rusisë dhe Ukrainës.
Presidenti turk pritet të bisedojë edhe me homologun ukrainas Volodymyr Zelenskyy për çështjen e drithërave.
Rusia pezulloi pjesëmarrjen në Marrëveshjen e Drithërave të arritur me ndërmjetësimin e Türkiyes dhe OKB-së, pasi u sulmua flota e saj detare në Detin e Zi. Që nga arritja e Marrëveshjes së Drithërave në Istanbul, 9.5 milionë tonelata grurë nga Ukraina janë eksportuar nëpër botë.
Raportet turko-greke, Gjermania t'i kthehet neutralitetit
Presidenti turk Erdogan zhvilloi bisedë telefonike edhe me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz. Marrëdhëniet dypalëshe ishin në qendër të bisedës. Presidenti Erdogan thotë se i kushton “rëndësi të veçantë” dhënies epilog dialogut të zhvilluar me kancelarin gjerman Scholz lidhur me forcimin e marrëdhënieve bilaterale në çdo fushë.
Me kancelarin gjerman u diskutua gjithashtu çështja e dialogut Türkiye-BE, bisedimet për anëtarësimin e Türkiyes në Bashkimin Evropian dhe bisedimet për përditësimin e Unionit Doganor. “Këto procese duhet të ringjallen”, i tha presidenti Erdogan kancelarit gjerman.
Erdogan me Scholzin foli gjithashtu për tensionet e fundit Türkiye-Greqi, duke kërkuar nga Gjermania që “t'i kthehet qëndrimit të saj neutral” në lidhje me këtë çështje.
1 Nën 2022
Erdoğan bisedoi me Putinin: Punojmë për zgjidhjen e problemit me drithërat
Zgjidhja e krizës së drithërave me qasje konstruktive, sipas presidentit Recep Tayyip Erdoğan do të inkurajojnë ndërmarrjen e hapave drejt rikthimit të negociatave mes Rusisë dhe Ukrainës.
TRT Balkan
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.