Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, i ka bërë thirrje Organizatës së Bashkëpunim Ekonomik (ECO) të flasë kundër sulmit të Izraelit ndaj Gazës.
"Nëse ne, si Organizatë e Bashkëpunimit Ekonomik, nuk e ngremë zërin tonë së bashku si musliman sot, kur do ta ngremë", tha presidenti Erdoğan në Samitin e 16-të të grupit ekonomik në kryeqytetin Tashkent të Uzbekistanit.
"Izraeli vazhdon të bombardojë shkollat, xhamitë, kishat, spitalet dhe të shtypë të gjitha vlerat humanitare", tha Erdoğan.
Presidenti turk theksoi se rreth 73 për qind e afër 11 mijë njerëzve të vrarë brutalisht nga Izraeli në Gaza janë gra dhe fëmijë, si dhe kritikoi SHBA-në dhe Perëndimin për heshtje ndaj sulmeve të Izraelit në Gaza.
Lidhur me ndihmën humanitare për enklavën e rrethuar të Gazës, Erdoğan njoftoi se Türkiye deri më tani ka dërguar 10 avionë me 230 tonë ndihma humanitare në aeroportin El Arish të Egjiptit, me ndihmën e Kajros.
Izraeli nisi sulme të pamëshirshme ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës pas ofensivës ndërkufitare të grupit palestinez Hamas më 7 tetor.
Të paktën 10.569 palestinezë, përfshirë 4.324 fëmijë dhe 2.823 gra, janë vrarë që atëherë. Ndërkohë, sipas shifrave zyrtare, numri të vdekurve izraelitë është gati 1.600.