Erdoğan: Fituesi i maratonës zgjedhore është demokracia turke dhe populli.   / Foto: AA

Pas rizgjedhjes për president në balotazhin e së dielës, Recep Tayyip Erdoğan deklaroi se fituesit e zgjedhjeve janë 85 milionë qytetarët e Türkiyes dhe demokracia e vendit.

"Demokracia turke dhe kombi turk fituan maratonën zgjedhore," tha Erdoğan në asamblenë e përgjithshme të 79-të të Unionit të Dhomave dhe Shkëmbimeve të Mallrave të Türkiyes në kryeqytetin Ankara.

Më 28 maj, Türkiye shkoi në kutitë e votimit për balotazhin presidencial pasi asnjë kandidat nuk e kaloi pragun e 50 për qind të nevojshëm për një fitore të plotë në raundin e parë më 14 maj.

Erdoğan fitoi garën me 52,14% të votave, ndërsa kandidati i opozitës Kemal Kilicdaroglu mori 47,86%, sipas rezultateve jozyrtare.

“Çdo qytetar që i beson vullnetit kombëtar ëndërron për vendin tonë dhe ndien se i përket kësaj toke është fituesi i padiskutueshëm i këtyre zgjedhjeve”, tha Erdoğan.

Sipas presidentit Erdoğan, Türkiye përfundoi me sukses një nga proceset më të rëndësishme zgjedhore në historinë e saj, duke shtuar: "Ne i mbajtëm të dyja zgjedhjet me një përsosmëri që i përshtatet demokracisë sonë."

Presidenti i Këshillit të Lartë Zgjedhor të Türkiyes (YSK) Ahmet Yener shpalli sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare për mbledhjen e 28-të të Asamblesë së Madhe Kombëtare të Türkiyes.

Zgjedhjet u mbajtën më 14 maj me pjesëmarrje totale prej 87.05 për qind.

Yener njoftoi se sipas rezultateve të zgjedhjeve, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parija) fitoi 268 vende në parlamentin turk.

Ai vazhdoi duke thënë se Partia e Ri-Prosperitetit fitoi 5, Partia Lëvizja Kombëtare (MHP) 50, Partia e Ardhmërisë së Gjelbër dhe E Majta 61, Partia e Punëtorëve Turq 4, Partia Popullore Republikane (CHP) 169 dhe Partia IYI 43 vende në parlament.

Sipas rezultateve jozyrtare, presidenti turk Erdoğan fitoi raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të 28 majit me 52,16 për qind të votave, ndërsa kundërshtari i tij Kemal Kiliçdaroglu mori 47,84 për qind të votave.


TRT Balkan / agjencitë