Erdoğan i kërkon NATO-s të bindë Netanyahun për armëpushim në Gaza / Photo: AA

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan u ka bërë thirrje të gjithë aleatëve të NATO-s që të rrisin presionin ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, për të siguruar një armëpushim dhe shpërndarje të pandërprerë të ndihmave humanitare në Gazën e rrethuar.

Erdoğan akuzoi Netanyahun se po rrezikon izraelitët dhe të gjithë rajonin me politikat e tij ekspansioniste dhe të pamatur.

Ai shtoi gjithashtu se çdo bashkëpunim midis bllokut të NATO-s dhe Izraelit nuk do të miratohet nga Ankaraja derisa të vendoset paqja gjithëpërfshirëse në Palestinë.

“Derisa të vendoset paqja gjithëpërfshirëse dhe e qëndrueshme në Palestinë, përpjekjet për bashkëpunim me Izraelin brenda NATO-s nuk do të miratohen nga Türkiye”, tha Erdoğan në një konferencë shtypi në samitin e NATO-s.

TRT Balkan / agjencitë