Erdoğan inauguroi Xhaminë e restauruar 'Sultanahmet' / Photo: AA

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, bëri inaugurimin e Xhamisë 'Sultanahmet' në Istanbul, e cila së fundmi u restaurua nga Drejtoria e Përgjithshme turke e Vakëfeve.

Erdoğan mbajti një fjalim në oborrin e xhamisë së restauruar, pas namazit të xhumasë. Fjalimin e tij e nisi duke lexuar ajete nga surja Ta Ha, ndërsa përshëndeti edhe besimtarët që ishin të pranishëm.

Ai falënderoi të gjithë kontribuesit e restaurimit të xhamisë. "Xhamia 'Sultanahmet' është një ndër simbolet më të rëndësishme të Istanbulit. Ndoshta edhe i pari", u shpreh Erdoğan, duke theksuar se është detyrë e tyre të ruajnë dhe ringjallin veprën trashëgimore.

Hutben e xhumasë në xhaminë e restauruar Sultanahmet e mbajti Kreu i Çështjeve Fetare të Türkiyes (Diyanet) Ali Erbaş.

Erdoğan në inaugurim u shoqërua nga kryeparlamentari Mustafa Şentop, ministri i Kulturës dhe i Turizmit Mehmet Nuri Ersoy dhe zyrtarë të tjerë.

TRT Balkan / agjencitë