Me transportimin e mbi 11 milionë tonë drithërave dhe produkteve ushqimore nëpërmjet afro 500 anije në një periudhë 4-mujore është parë se sa e rëndësishme është kjo marrëveshje, shkruan në Twitter presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan, pas vazhdimit të Marrëveshjes së grurit për 120 tjera.
“Falenderoj shefin e OKB-së, liderët rusë dhe ukrainas për gatishmërinë e tyre për të zgjatur marrëveshjen”, shkruan presidenti Erdoğan.
Vendimi i ri hyn në fuqi prej datës 19 nëntor.
Guteres përshëndeti marrëveshjen
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, ka përshëndetur marrëveshjen e arritur nga palët për vazhdimin e Iniciativës së Drithërave të Detit të Zi.
"Përshëndes marrëveshjen e të gjitha palëve për të vazhduar Iniciativën e Drithërave të Detit të Zi, për të lehtësuar lundrimin e sigurt të eksportit të drithërave, produkteve ushqimore dhe plehrave bujqësore nga Ukraina", tha Guterres në një postim në Twitter.
Guterres shtoi se iniciativa tregon rëndësinë e "diplomacisë së matur" në gjetjen e zgjidhjeve shumëpalëshe.
Marrëveshja fillestare e arritur në korrik ka ndihmuar në shmangien e një krize globale ushqimore duke lejuar eksportin e ushqimit dhe plehrave nga disa nga portet e Detit të Zi të Ukrainës që ishin bllokuar nga Rusia.
Türkiye, OKB-ja, Rusia dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje më 22 korrik në Istanbul për të rifilluar eksportet e grurit nga tri porte ukrainase të Detit të Zi, të cilat u ndaluan pas fillimit të luftës Rusi-Ukrainë në shkurt.