Erdoğan me mesazh urimi për 60-vjetorin e TRT-së / Photo: AA

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan ka dërguar një mesazh urimi me rastin e përvjetorit të themelimit të Korporatës Turke të Radios dhe Televizionit, e cila sot i mbush 60 vjet prej themelimit.

Në mesazh urimi presidenti Erdoğan shprehu mirënjohje për nivelin e arritur të TRT-së në fushën e transmetimit.

“Radio Televizioni turk ka një strukturë të fortë dhe efektive korporative që përdor me kompetencë të gjitha mundësitë e reja të kërkuara nga transmetimet bashkëkohore digjitale”, shkruan Erdoğan dhe thekson se TRT-ja u ofron qytetarëve njohuri dhe përvojë me qasjen e saj gazetareske të përgjegjshme, të paanshme dhe parimore.

Sipas Erdoğanit, TRT-ja vazhdon të pasqyrojë vlerat, historinë, kulturën, fuqinë dhe zërin e vendit turk në të gjithë botën me strukturën e saj dinamike dhe përvojën e transmetimit pionier.

“TRT-ja vazhdon të jetë shembull me të gjitha kanalet e saj, nga lajmet te sportet, nga muzika te dokumentarët, nga fëmijët te kultura. Është një shkollë për sektorin në vendin tonë dhe luan një rol të rëndësishëm në trajnimin e transmetuesve të vlefshëm televizivë dhe radiofonikë në këtë fushë.” shorehet presidenti turk.

Erdoğan më tej tha se beson se Korporata e Radio Televizionit Turk do të vazhdojë të gjitha këto punë të suksesshme tani e tutje.

“Uroj të gjithë punonjësit e Korporatës Turke të Radios dhe Televizionit me rastin e përvjetorit të themelimit dhe i përshëndes me ndjenjat e mia më të përzemërta”, mbylli kështu urimin e tij.

TRT Balkan