Tërmetet me epiqendër në Kahramanmaraş konsiderohen si një ngjarje e jashtëzakonshme natyrore me unanimitet të të gjithë ekspertëve në botë, tha presidenti i Türkiyes, Rece Tayyip Erdoğan, gjatë konferencës për media nga selia e Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe të Emergjencave, AFAD.
Numri i personave që kanë humbur jetën deri më tani në këto tërmete sipas presidentit Erdoğann është 35.418 viktima.
"13.208 nga të lënduarit tanë janë ende duke u trajtuar në spitalet tona."
Kemi plotësuar nevojat për strehim të 1,6 milion të të mbijetuarve të tërmetit në total", tha presidenti Erdoğan.
"Tani është koha për t'i shëruar plagët, për ta lehtësuar dhimbjen, për ta rindërtuar atë që është shkatërruar dhe për të rilidhur miliona njerëz tanë në jetë", tha ai.
"Türkiye fillon menjëherë ndërtimin e 30 mijë shtëpive në fillim të muajit të ardhshëm", njoftoi presidenti Erdoğan.
Mes të tjerash, ai paralajmëroi se do të vazhdojnë përpjekjet e kërkim-shpëtimit derisa i mbijetuari i fundit të tërhiqet nga ndërtesat e shembura.