Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan ka arritur në Kazakistan, ku takon homologun Kassym-Jomart Tokayev dhe merr pjesë në samit rajonal.
Erdogan u mirëprit nga Tokayev gjatë arritjes së tij në kryeqendrën Astana të mërkurën.
Dy liderët do të mbajnë takim kokë më kokë dhe takime mes delegacioneve për të diskutuar marrëdhëniet bilaterale dhe çështjet ndërkombëtare.
Türkiye ishte vendi i parë që kishte njohur pavarësinë e Kazakistanit në vitin 1992.
Gjatë qëndrimit në Astana, Erdoğan do të marrë pjesë në samitin e Konferencës për Ndërveprimin dhe Masat e Ndërtimit të Besimit në Azi.
Samiti dyditor do të adresojë çështje politike, ekonomike, humanitare dhe të ambientit, si dhe sfidat dhe kërcënimet e reja.
Në margjinat e samitit, Erdoğan pritet të mbajë takime bilaterale me liderët pjesëmarrës, përfshirë presidentin e Rusisë Vladimir Putin.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kazakistanit, Aibek Smadiyarov, tha të hënën se 11 krerë të shteteve, përfshirë Azerbejxhanin dhe Palestinën, do të marrin pjesë në samit.
E themeluar në vitin 1992, Konferenca për Ndërveprimin dhe Masat e Ndërtimit të Besimit në Azi është forum shumënacional, i përqendruar në Azi, me 27 vende anëtare dhe mbi 10 vende dhe organizata ndërqeveritare me statusin e mbikëqyrësve.
12 Tet 2022
Erdoğan në Kazakistan, takim me liderë dhe pjesëmarrje në samitin rajonal
Në margjinat e samitit, Erdoğan pritet të mbajë takime bilaterale me liderët pjesëmarrës, përfshirë presidentin e Rusisë Vladimir Putin.
TRT World
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.