Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan është nisur drejt qytetit Semerkant të Uzbekistanit për të marrë pjesë si i ftuar special në Samitin e 22-të të presidentëve të shteteve të OBSH-së.     Foto: AA

Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan është nisur drejt qytetit Semerkant të Uzbekistanit për të marrë pjesë si i ftuar special në Samitin e 22-të të presidentëve të shteteve të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait.

Presidenti Erdoğan u përcoll nga aeroporti Esenboğa në Ankara nga zv/presidenti Fuat Oktay dhe zyrtarë të tjerë.

Në vizitën e tij në Semerkant presidenti Erdoğan shoqërohet nga bashkëshortja e tij Emine Erdoğan, ministri i Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavuşoğlu, ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Fatih Dönmez, ministri i Thesarit dhe Financave, Nureddin Nebati, ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar, ministri i Tregtisë, Mehmet Muş, kreu i Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës (MIT), Hakan Fidan, kreu i Industrisë së Mbrojtjes së Türkiye-s, Ismail Demir, drejtori i Komunikimeve të Presidencës, Fahrettin Altun, zëdhënësi i Presidencës, İbrahim Kalın, zv.kryetari i përgjithshëm dhe zëdhënësi i AK Partisë, Ömer Çelik.

Erdoğan do të marrë pjesë si i ftuar special në Samitin e 22-të të presidentëve shtetëror të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, me ftesë të presidentit të Uzbekistanit, Shavkat Mirziyoyev.

Kjo do të jetë hera e parë që Türkiye merr pjesë në nivel "presidencial" në takimet e Samitit që nga viti 2012, kur Türkiye mori statusin "Partner dialogu" në Organizatën e Bashkëpunimit të Shangait.
Presidenti Erdoğan pritet të mbajë fjalim në sesionin e dytë të samitit më 16 shtator dhe të zhvillojë takime dypalëshe me liderë si homologu i tij rus Vladimir Putin dhe homologu kinez Xi Jinping.

AA