Erdoğan tha se gazetarëve se në kuadër të marrëveshjes së Istanbulit, mbi 8 milionë tonelata grurë nga Ukraina janë eksportuar në tregjet botërore nëpërmjet 363 anijeve.
Nuk ka pengesa për vazhdimin e Marrëveshjes së Grurit, të nënshkruar 4 muaj më parë në mes të luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, thotë presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdogan.
“Nuk ka pengesa për vazhdimin e marrëveshjes. Këtë e pashë sërish gjatë telefonatës me Zelenskyyn mbrëmë dhe pas takimit me Putinin”, u tha Erdoğani gazetarëve gjatë kthimit nga Azerbejxhani.
Türkiye, OKB-ja, Rusia dhe Ukraina firmosën Marrëveshjen e Grurit në Istanbul më 22 korrik, për vazhdimin e eksportit të grurit nga 3 portet e Ukrainës në Detin e Zi, pas ndalesës për shkak të luftës Rusi-Ukrainë. Palët po negociojnë aktualisht mundësinë për vazhdimin e marrëveshjes pas afatit të saj të 19 nëntorit.
Erdoğan u tha gazetarëve se në kuadër të marrëveshjes, mbi 8 milionë tonelata grurë nga Ukraina janë eksportuar në tregjet botërore nëpërmjet 363 anijeve deri këtë të enjte.
Presidenti Erdoğan foli edhe për bisedimet me ShBA-në për dërgesën e avionëve F-16 për Türkiyen. Ai tha se Türkiye ka bërë dhe bën gjithçka të nevojshme për një rezultat pozitiv. Megjithatë, nëse ShBA-ja nuk pajtohet për dërgesën e tyre, tregu botëror është i gjerë dhe Türkiye do të shohë alternativa.
“Edhe shefi i NATO-s theksoi se pajisja e Türkiyes me avionët F-16 është e rëndësishme edhe për Aleancën”, tha presidenti Erdoğan.
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan foli edhe për mbajtjen e terroristëve të FETO-s në Suedi, duke thënë se kjo gjë nuk është pozitive. Ai paralajmëroi takim me kryeministrin e ri suedez ku do të diskutohet për aplikimin e tyre për anëtarësim në NATO dhe kërkesën e Türkiye-s për ekstradimin e terroristëve.
21 Tet 2022
Erdoğan: Nuk ka pengesa për vazhdimin e Marrëveshjes së Grurit
Türkiye, OKB-ja, Rusia dhe Ukraina firmosën Marrëveshjen e Grurit në Istanbul më 22 korrik, për vazhdimin e eksportit të grurit nga 3 portet e Ukrainës në Detin e Zi, pas ndalesës për shkak të luftës Rusi-Ukrainë.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.