Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan i ka kërkuar komunitetit ndërkombëtar të ndërmarrë hapa konkretë kundër “mizorisë dhe barbarizmit” të Izraelit në Gazën e Palestinës, në vend që të vonojë përparimin me retorikë boshe.
“Izraeli nuk filloi të masakrojë palestinezët sot. Kjo ka një histori” që daton që nga viti 1947, u tha Erdoğan gazetarëve të enjten ndërsa kthehej nga udhëtimi i tij në Uzbekistan për një samit të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik.
Presidenti turk lavdëroi gjithashtu shefin e OKB-së Antonio Guterres në lidhje me qëndrimin e tij ndaj mizorive të Izraelit. “Edhe ai e pa dhe e sheh të vërtetën. Si Sekretar i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, ai qëndron pranë së drejtës,” tha ai.
Ndërsa kritikoi Perëndimin, veçanërisht Shtetet e Bashkuara, për anashkalimin e Izraelit që kur konflikti u përshkallëzua më 7 tetor, Erdoğan kujtoi se 120 vende në OKB refuzuan të qëndronin me Izraelin dhe ShBA-në kundër 45 që abstenuan dhe 14 që mbështetën.
Duke theksuar se shumica e vendeve mbajtën një qëndrim kundër mizorive të Izraelit, Erdoğan tha: “Këto vende të guximshme dërgojnë një mesazh për gjithë botën. “Oj Amerikë, sado e madhe të jesh, nuk ke të drejtë, Izraeli nuk ka të drejtë”. “
Erdoğani kritikoi gjithashtu Perëndimin për pretendimin se po “përpiqet për një udhërrëfyes më të mirë” ndërsa qëndron pas Izraelit, duke thënë: “Çfarë udhërrëfyesi më i mirë se rezolutat e OKB-së? Nëse jeni të sinqertë për armëpushimin, bëni presion mbi Izraelin për të zbatuar vendimet e OKB-së .”
“Njerëzit po vdesin, nënat po humbasin foshnjat e tyre, fëmijët po humbasin prindërit e tyre. Ne po përpiqemi të bëjmë diçka për të ndaluar këtë plagë që rrjedh gjak. Nëse ShBA-ja fillob të ndajnë këtë ndjenjë, do të bëhet edhe më e lehtë për të ndaluar Izraelin,” shtoi ai.