Erdoğan: Pas Hamasit shpresoj që Izraeli të veprojë njëjtë / Photo: AA

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan deklaroi se mirëpret ‘lëvizjen’ e grupit palestinez Hamas për të pranuar armëpushimin në Gaza, duke shtuar se shpresa është që Izraeli të veprojë njëjtë.

Duke folur pas një takimi të kabinetit, Erdoğan u bëri thirrje vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj udhëheqjes së Izraelit për të pranuar armëpushimin.

"Ne e mirëpresim deklaratën e Hamasit pasi ata pranuan armëpushimin me sugjerimin tonë. Tani, Izraeli duhet të ndërmarrë të njëjtin hap," u shpreh presidenti.

AA