Erdoğan pas shpërthimit në Istanbul: Mund të dyshohet si akt terrorist / Foto: AA

Gjashtë persona kanë humbur jetën dhe 53 janë lënduar nga shpërthimi në rrugën Istkal të Istanbulit, deklaroi në konferencën për shtyp presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan. Tutje, ai theksoi se katër persona kanë ndëruar jetë në vendgjarje dhe dy në spital. "Përpjekjet për të marrë nën kontroll Türkiyen dhe kombin turk përmes terrorizmit nuk do të japin rezultate", tha presidenti Erdoğan. Mbështetur në informacionet fillestare nga guvernatori, Erdoğan tha se shpërthimi i Istanbollit mund të dyshohet si akt terrorist. Mes tjerash ai shtoi se vëzhgimet e para tregojnë në këtë shpërthim rol ka pasur një grua.

TRT Balkan / agjencitë