Presidenti i Republikës së Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, tha se një nga të plagosurit në sulmin terrorist të sotëm para gjykatës në Istanbul ka ndëruar jetë dhe tha se vendi vazhdon luftën e vendosur kundër të gjithë organizave terroriste dhe ata që i mbështesin ato.
Në kuadër të përkujtimit të përvjetorit të parë të tërmeteve shkatërruese në jug të Türkiye, Erdoğan sot mori pjesë në programin e dorëzimit të çelësave të njësive të reja të banimit në Kahramanmaras, ku me çrast komentoi edhe sulmin e sotëm terrorist që ndodhi përballë gjykatës në Istanbul dhe në të cilin u plagosën gjashtë persona, duke përfshirë tre polic.
Duke përgëzuar forcat turke të sigurisë që me reagimin e tyre të shpejtë nuk i lejuan terroristët të arrijnë qëllimin e tyre të planifikuar, Erdoğan tha se policia neutralizoi dy terroristë, një grua dhe një burrë dhe prishi planin e tyre të poshtër terrorist.
“Türkiye do të vazhdojë luftën e saj të vendosur kundër të gjitha organizatave terroriste dhe mbështetësve të tyre, pa bërë asnjë dallim. I lutem Zotit për shërim të shpejtë të plagosurve tanë. Uroj për mëshirën e Zotit ndaj të ndjerit. Unë u puth ballin policëve tanë heroikë”, tha Erdogan.
Duke kujtuar se tërmetet shkatërruese goditën Türkiye në këtë ditë të vitit të kaluar, Erdoğan tha se kjo ishte fatkeqësia më e madhe në historinë e vendit dhe se dhimbja dhe kujtimi i asaj tragjedie nuk zbehet.
Më 6 shkurt 2023, në orën 04:17 të mëngjesit me orën lokale, Türkiye u godit nga një tërmet 7,7 ballë në rrethin Pazarcik të Kahramanmaras dhe në orën 13:24 në rrethin Elbistan, ndodhi një tjetër tërmet me magnitudë 7,6 ballë.
Duke kujtuar se këto tërmete u regjistruan si një nga fatkeqësitë më tronditëse në historinë e njerëzimit, si për nga madhësia, afërsia me sipërfaqen dhe dendësia e popullsisë së zonës së tërmetit, Erdoğan vuri në dukje se më shumë se 90 për qind e ndërtesave që u shembën në zonën e tërmetit u ndërtuan sipas standardeve të ndërtimit para vitit 1999 dhe kjo rriti edhe më shumë përmasat e fatkeqësisë.
Në “katastrofën e shekullit” që goditi Kahramanmaras, si dhe Hatay, Osmaniye, Adiyaman, Diyarbakir, Sanliurfa, Gaziantep, Kilis, Adana, Malatya dhe Elazig, humbën jetën 53.537 persona dhe u plagosën 107.213 persona.
“Falë Zotit, me solidaritet, populli ynë arriti të ngrihet sërish në këmbë pas kësaj katastrofe të shekullit”, tha Erdoğan.
Ai shtoi se tërmetet prekën drejtpërdrejt afër 14 milionë njerëz, 11 provinca, 124 rrethe dhe se janë të pakta vende dhe popujjt që do të qëndrojnë në këmbë pas një fatkeqësie të tillë si Türkiye.
“Të gjithë së bashku e pamë dhe dëshmuam se edhe vendet më të zhvilluara në botë ishin të pafuqishme përballë fatkeqësive të ngjashme për vite me radhë. Falë Zotit, në përvjetorin e parë të tërmetit, arritëm në një fotografi ku janë hequr rrënojat, është bërë përparim i dukshëm në rindërtimin e qyteteve dhe njerëzit janë kapur sërish pas jetës. Prandaj, më 6 shkurt, përveçse do të kujtojmë humbjet nga tërmeti, këtë ditë do ta kujtojmë edhe si datën kur dëshmuam solidaritetin tonë kombëtar përballë fatkeqësive”, tha Erdoğan.
Presidenti turk Erdoğan tha gjithashtu se sot në Kahramanmaras po u dorëzohen përdoruesve 9.289 banesa të reja dhe se deri në fund të vitit ky numër do t'i kalojë 200 mijë.
Në përvjetorin e tërmeteve shkatërruese, Erdoğan njoftoi se Kahramanmaras po bëhet qendra e dytë e industrisë së mbrojtjes dhe një nga qendrat e kërkimit hapësinor në Türkiye, e cila do t'i mundësojë këtij rajoni të rimëkëmbet më shpejt dhe të zhvillohet ekonomikisht.