Erdoğan: Qytetarët kurr nuk i kemi lënë vetëm, mund të na besoni plotësisht.     /Foto: AA

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, nga qyteti Diyarbakır, theksoi se kurrë nuk i kanë lënë qytetarët vetëm në rrugë dhe ju apeloi atyre se mund t’iu besojnë plotësisht. Ai, shtoi se të gjitha burimet shtetërore janë mobilizuar.

“Po bëjmë planet për të rindërtuar qindra mijëra shtëpi dhe për të rindërtuar nga fillimi qytetet tona të shkatërruara nga tërmeti”, tha presidenti Erdoğan.

Tërmetet në Kahramanmaraş, siç deklaroi ai janë 3 herë më të mëdhenj dhe 3 herë më shkatërrues se tërmeti i vitit 1999 në Marmara, i cili është fatkeqësia më e madhe në kujtesën e Türkiyes.

“Deri më tani kanë humbur jetën 21.043 persona dhe kanë shpëtuar si të lënduar 80.097 persona”, tha presidenti Erdoğan.

Ky tërmet, i cili cilësohet si fatkeqësia e shekullit, sipas presidentit Erdoğan shkaktoi shkatërrim në një zonë prej 500 kilometrash, megjithëse u ndje në një zonë prej gati 1000 kilometrash.

“Ne po transferojmë ekipet në rajonin ku përfunduan punimet në Kahramanmaraş, për në Hatay dhe Adiyaman, ku shkatërrimet janë më të rënda, tha Erdoğan.

Bazuar në deklaratën e presidentit Erdoğan, aktualisht, 160 mijë personel po punojnë në 10 provinca, së bashku me ekipet që vijnë nga jashtë. Mes tjerash para mediave ai shprehi mirënjohje për të gjitha vendet “mike” që tregojnë solidaritet me popullin turk përmes dërgimit të ekipeve të kërkim-shpëtimit.

Populli turk sipas presidentit Erdoğan, ka kaluar shumë fatkeqësi, por asnjëherë nuk është thyer.

Zotimin i autoriteteve turk është se të gjitha 10 provincat e prekura nga tërmeti, do të rindërtohen dhe rimëkëmben brenda 1 viti.

TRT Balkan