Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan takoi mbrëmë presidentin e Qeverisë Rajonale Kurde (KRG) Nechirvan Barzani dhe kryeministrin Masrour Berzani.
Takimi ndërdelegacionesh me dyer të mbyllura u mbajt në Erbil, kryeqytetin e rajonit autonom kurd.
Presidenti turk priti gjithashtu kreun e Partisë Demokratike të Kurdistanit Masud Barzani si pjesë e diskutimeve.
Erdoğan mbërriti në kryeqytetin e KRG-së në kuadër të vizitës së tij njëditore në Irak, ku më herët zhvilloi bisedime me homologun e tij irakian Abdul Latif Rashid dhe kryeministrin Mohammed Shia Al-Sudani në Bagdad.
TRT Balkan / agjencitë