Erdoğan takon Bidenin në Samitin e G20-tës. / Foto: AA

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan takoi homologun amerikan Joe Biden në margjinat e Samitit të G20-shit, në Bali të Indonezisë.

Siç njoftojnë nga presidenca turke, në takim janë diskutuar çështjet bilaterale, kryesisht ato të tregtisë dhe të sigurisë.

Presidenti i ShBA-së Biden ka falënderuar Erdoğanin për angazhimin e tij që rezultoi me vazhdimin e dërgesave të grurit në Detin e Zi, pas zgjidhjes së problemit me korridorin e grurit mes Rusisë dhe Ukrainës.

Biden tha gjithashtu se administrata e tij do të vazhdojë të përkrahë procesin lidhur mes dy vendeve lidhur me avionët F-16, ndërsa theksoi se Türkiye është aktor i rëndësishëm për anëtarësimin e Suedisë në NATO.

Gjatë takimit, Biden i ka shprehur Erdoğanit ngushëllimet e tij pas sulmit terrorist në Istiklal të Istanbulit të dielën.

Takimi Erdoğan-Macron

Në margjinat e Samitit, presidenti Erdoğan takoi edhe presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Në margjinat e Samitit, presidenti Erdoğan takoi edhe presidentin e Francës, Emmanuel Macron.   Foto: AA

Në takimin e tij me presidentin francez, Emmanuel Macron, Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, tha se Bashkimi Evropian duhet të bëjë pjesën që i takon për vazhdimin e marrëveshjes për korridorin e drithit, i cili rifilloi së funksionuari pas përpjekjeve intensive.

Në njoftimin e Kryesisë së Komunikimeve të Presidencës së Türkiyes thuhet se në takim presidenti Macron i shprehu presidentit Erdoğan ngushëllimet për viktimat e sulmit terrorist në rrugën "Istiklal" në Istanbul.

Në takim janë trajtuar marrëdhëniet Türkiye-Francë dhe çështjet rajonale, ku Erdoğan tha se zhvillimi i bashkëpunimit mes dy vendeve në sektorin e mbrojtjes dhe të energjisë, përfshirë tregtinë, është interes i përbashkët.

Erdoğan rikujtoi se korridori i drithit pas përpjekjeve intensive ka rifilluar së funksionuari. Ai potencoi se për vazhdimin e marrëveshjes edhe BE-ja duhet të bëjë pjesën që i takon.

Presidenti turk theksoi se Greqia duhet të inkurajohet për një dialog të sinqertë dhe kuptimplotë.

Presidenti turk zhvilloi takim edhe me Princin Mohammed bin Salman të Arabisë Saudite.

Erdoğan mori pjesë edhe në takimin e liderëve në kuadër të platformës ndërrajonale konsultative MIKTA, ku përveç Türkiyes, bëjnë pjesë edhe Meksiko, Indonezia, Koreja e Jugut dhe Australia.

TRT Balkan / agjencitë