Pas bisedës telefonike me presidentin rus Vlladimir Putin, presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, ka biseduar sot me anë të telefonit edhe me homologun ukrainas, Volodymyr Zelenskyy.
Siç njoftojnë nga presidenca turke, Erdoğan i ka shprehur Zelenskyyt gatishmërinë e tij për të lehtësuar dhe ndërmjetësuar vendosjen e paqes afatgjate me Rusinë.
Erdoğan ofroi edhe kontributin diplomatik për çështjen e termocentralit Zaporizhzhia në Ukrainë.
Nga presidenca turke njoftuan gjithashtu se po vazhdojnë përpjekjet për shkëmbimin e të burgosurve Moskë-Kiev.
Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, Türkiye ka ndërmjetësuar mes palëve për të arritur Marrëveshjen e Drithit, që mundësoi vazhdimin e eksportit të drithit ukrainas përmes porteve në Detin e Zi.
TRT Balkan / agjencitë