Dokumentin e Strategjisë Financiare u prezantua në Pallatin Dollmabahçe në Istanbul.     Foto: AA

Gjatë 8-9 viteve të fundit, disa janë përpjekur në çdo mënyrë, nga një komplot deri te një grusht shteti, ta bëjnë Türkiye-n jofunksionale, tha presidenti i i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan, në fjalimin e tij në Pallatin Dolmabahçe në Istanbul, ku prezantoi Dokumentin e Strategjisë Financiare dhe foli edhe për ngjarjet aktuale.

Sipas tij, plumbi i fundit i këtyre sulmeve tinëzare është shtënë në drejtim të ekonomisë turke.
"Nëse flas hapur, në 8-9 vitet e fundit, disa janë përpjekur në çdo mënyrë, nga komploti deri te grusht shteti, ta bëjnë Türkiye-n jofunksionale. Plumbi i fundit i këtyre sulmeve tinëzare është shtënë mbi ekonominë tonë. Por, ndodhi diçka që ata nuk e prisnin, lufta jonë kundër kurtheve të ngritura ndaj nesh na ka bërë më të fortë", tha Erdoğan.
Ai tha se Türkiye do të tejkalojë problemet me të cilat po përballet.
"Ne do të tejkalojmë problemin e inflacionit që kemi ndjerë prej disa kohësh si rezultat i tendencave globale. Në dashtë Zoti, së bashku do të ndërtojmë 'shekullin e Türkiye-s'", tha Erdoğan.
Ai theksoi se kriza ekonomike globale vazhdon të shkatërrojë botën, duke krijuar probleme të reja gjatë gjithë kohës.

AA