Erdoğan u takua me Presidentin Rashid gjatë vizitës së tij në Bagdad

Erdoğan u takua me Presidentin Rashid gjatë vizitës së tij në Bagdad

Takimi në Pallatin e Bagdadit ishte i mbyllur për gazetarët.
Presidenti Erdoğan mbërrin në vizitë në kryeqytetin e Irakut / Foto: AA

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan u takua me presidentin irakian Abdul Latif Rashid gjatë vizitës së tij në Bagdad.

Takimi në Pallatin e Bagdadit ishte i mbyllur për media.

Presidenti turk Erdoğan mbërriti sot për një vizitë zyrtare në Bagdad, kryeqytetin e Irakut.

Në delegacionin e kryesuar nga Erdoğan ishin të pranishëm edhe ministri i Punëve të Jashtme Hakan Fidan, ministri i Punëve të Brendshme Ali Yerlikaya, ministri i Mbrojtjes Kombëtare Yaşar Güler, ministri i Tregtisë Ömer Bolat, ministri i Transportit dhe i Infrastrukturës Abdulkadir Uraloğlu, ministri i Bujqësisë dhe i Pyjeve Ibrahim Yumaklı, ministri i Energjisë dhe i Burimeve Natyrore Alparslan Bayraktar, ministri i Industrisë dhe i Teknologjisë Mehmet Fatih Kacır, kreu i Komunikimeve të Presidencës turke Fahrettin Altun, si dhe kryekëshilltari i Presidentit për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, ambasadori Akif Çağatay Kılıç.

Presidenti Erdoğan mbërrin në vizitë në kryeqytetin e Irakut

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, mbërriti në kryeqytetin irakian Bagdad, për të zhvilluar bisedime me zyrtarët e vendit fqinj. Erdoğan u prit nga kryeministri irakian Mohammed Shia al Sudani dhe zyrtarë të tjerë irakianë në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit.

Në vizitën e tij në Irak, presidentin Erdoğan e shoqërojnë ministri i Punëve të Jashtme Hakan Fidan, ministri i Punëve të Brendshme Ali Yerlikaya, ministri i Mbrojtjes Kombëtare Yaşar Güler, ministri i Tregtisë Ömer Bolat, ministri i Transportit dhe i Infrastrukturës Abdulkadir Uraloğlu, ministri i Bujqësisë dhe i Pyjeve Ibrahim Yumaklı ministri i Energjisë dhe i Burimeve Natyrore Alparslan Bayraktar, ministri i Industrisë dhe i Teknologjisë Mehmet Fatih Kacır, kreu i Komunikimeve të Presidencës turke Fahrettin Altun, si dhe kryekëshilltari i Presidentit për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, ambasadori Akif Çağatay Kılıç.

kuadër të vizitës së tij njëditore, presidenti Erdoğan do të takohet në Bagdad me presidentin Abdul Latif Rashid dhe kryeministrin Mohammed Shia Al Sudani. Erdoğan dhe Sudani do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për media, ndërsa do të nënshkruhen marrëveshje mes dy vendeve.

Erdoğan, në kuadër të takimeve, më pas do të zhvillojë vizitë në Erbil.

AA