Republika Turke e Qipros Veriore (TRNC) dhe Azerbajxhani do të jenë destinacionet e vizitave të para jashtë vendit të presidentit të Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, pas zgjedhjeve presidenciale. Presidenti Erdoğan më 12 qershor për vizitë zyetare fillimisht do të qëndrojë në Republikën Turke të Qipros Veriore (TRNC). Gjatë vizitës Erdoğan do të takohet me presidentin e Qipros Turke Ersin Tatar dhe kryeministrin Ünal Üstel. Pas takimit dhe drekës së punës me palët, ai së bashku me homologun Tatar do të mbajë një konferencë të përbashkët për media në pallatin presidencial. Në takime pritet të bëhen vlerësime lidhur me hapat që do të ndërmerren për çështjen e Qipros në periudhën e ardhshme si dhe të diskutohen zhvillimet në Mesdheun Lindor. Një ditë më pas, të martën më 13 qershor, presidenti Erdoğan do të vizitojë Azerbajxhanin ku në kuadër të vizitës do të zhvillojë takim me presidentin Ilham Aliyev dhe delegacionet. Në takime do të diskutohen hapat që do hidhen për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe fushat e bashkëpunimit mes dy vendeve si dhe do të shkëmbehen pikëpamjet lidhur me zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare.
10 Qer 2023
Erdoğan, vizitat e para pas rizgjedhjes në Qipron Turke dhe Azerbajxhan
Më 28 maj në Türkiye u zhvilluan balotazhi i parë presidencial ku si fitues doli presidenti Recep Tayyip Erdoğan me 52,18 për qind të votave.
AA
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Fidan: Türkiye e kënaqur me bisedimet për paqe Azerbajxhan-Armeni
"Ne mirëpresim përparimin pozitiv të marrëveshjeve të përhershme të paqes dhe përcaktimit të kufijve midis Azerbajxhanit dhe Armenisë", tha Fidan në një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij azerbajxhanas Jeyhun Bayramov në Baku.
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.