Fidan në Bagdad: Iraku të njohë PKK-në si organizatë terroriste.     /Foto: AA

Ministri i Punëve të Jashtme i Türkiyes, Hakan Fidan, ka deklaruar se vendi i tij pret që Iraku ta njohë zyrtarisht PKK-në si organizatë terroriste.

“Ne presim që Iraku, nga miqësia dhe vëllazëria, ta njohë zyrtarisht PKK-në si një organizatë terroriste. Ne nuk mund të pranojmë që PKK-ja të sfidojë sovranitetin e Irakut”, tha Fidan duke folur në një konferencë të përbashkët për media në Bagdad me homologun e tij irakian, Fuad Hussein.

Fidan tha se integriteti territorial, uniteti politik dhe sovraniteti i Irakut janë një nga prioritetet e Türkiyes.

“Sinjari, Makhmouri, Kandili, Sulaymaniyah dhe shumë fshatra të tjerë irakianë janë pushtuar nga grupi terrorist PKK”, tha ai.

Në fushatën e saj terroriste mbi 35-vjeçare kundër Türkiyes, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Türkiye, Mbretëria e Bashkuar, ShBA-ja dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e mbi 40 mijë personave, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja.


TRT Balkan / agjencitë