Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Türkiyes, Hakan Fidan, tha sot në Podgoricë se vendi i tij mbështet të gjitha iniciativat që do të sjellin paqe, prosperitet dhe stabilitet në Ballkan.
"Me rolin e pandashëm të SEECP-it në gjetjen e zgjidhjeve për problemet në rajon, Türkiye mbështet të gjitha iniciativat që do të sjellin paqe, prosperitet dhe stabilitet në Ballkan", tha Fidan në një fjalim para pjesëmarrësve të Samitit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) në Podgoricë.
Në margjinat e samitit në Podgoricë, Fidan është takuar me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.
Shefi i diplomacisë turke gjatë ditës së sotme ka biseduar edhe me presidentin e Malit të Zi, Jakov Millatoviq.
Në samit morën pjesë zyrtarë të lartë të pjesëmarrësve të SEECP-it duke filluar nga krerët e Maqedonisë së Veriut, të Kosovës, të Bullgarisë, të Shqipërisë, të Kroacisë e të Serbisë.
Më 1 korrik, Maqedonia e Veriut do të marrë presidencën e SEECP-it nga Mali i Zi.