Forcat turke të sigurisë neutralizuan 13 anëtarë të organizatës terroriste PKK në operacionet e kryera në veri të Irakut, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Türkiyes.
"13 terroristë të PKK-së u neutralizuan në operacionet ajrore në rajonet Hakurk dhe Gara. Forcat turke do të vazhdojnë me vendosmëri luftën kundër terroristëve", njofton Ministria.
PKK-ja është organizatë terroriste separatiste e listuar si grup terrorist në Türkiye, Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë fushatës terroriste dhjetëvjeçare kundër Türkiyes, terroristët e PKK-së kanë vrarë të paktën 40.000 njerëz.
Operacione të gjera antiterroriste nga forcat turke filluan pas sulmit terrorist të PKK-së në selinë e Industrisë së Aviacionit dhe Hapësirës Turke (TUSAS) në Ankara në fund të tetorit të këtij viti, ku mbetën të vrarë pesë persona dhe më shumë se 20 u plagosën.