MIT-i neutralizoi anëtarin e lartë të organizatës terroriste PKK në Siri

MIT-i neutralizoi anëtarin e lartë të organizatës terroriste PKK në Siri

Terroristi Fahrettin Tolun, me emrin e koduar Hayri Serhat, ishte me fletë arrestimi të kuq të Interpolit.
MIT-i neutralizoi anëtarin e lartë të organizatës terroriste PKK në Siri.    /Foto: AA

Terroristi Fahrettin Tolun, me emrin e koduar Hayri Serhat, ishte me fletë arrestimi të kuq të Interpolit.

Agjencia Kombëtare e Inteligjencës Turke (MIT) "neutralizoi" një terrorist të lartë të YPG/PKK-së, i cili ishte përgjegjës për furnizimin me armë të rënda për grupin terrorist, njoftuan burime të inteligjencës. Fahrettin Tolun, me emrin e koduar Hayri Serhat, u “neutralizua” në rajonin Rmelan në veri të Sirisë, thanë burimet, të cilat kërkuan të mbeten anonime për shkak të kufizimeve për t'u prononcuar për mediat.

Terroristi Fahrettin Tolun, me emrin e koduar Hayri Serhat, ishte me fletë arrestimi të kuq të Interpolit. AA

Autoritetet turke përdorin termin “neutralizim” për të nënkuptuar se terroristët janë dorëzuar, vrarë ose janë kapur.

Sipas burimeve, Tolun ishte në kërkim me fletë arrestimi të kuq të Interpolit dhe kishte qenë aktiv në furnizimin me armë të rënda për grupet terroriste në Siri, Iran dhe Irak që nga viti 1992.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 35-vjeçare kundër Türkiyes, PKK-ja, e listuar si organizatë terroriste nga Türkiye, ShBA-ja dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e më shumë se 40 mijë njerëzve, duke përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja.


TRT Balkan / agjencitë