Ministria e Jashtme turke ka njoftuar se Forumi i Diplomacisë në Antalia do të zhvillohet muajin e ardhshëm me pjesëmarrjen e më shumë se 20 krerëve të shteteve dhe qeverive nga më shumë se 100 vende.
Forumi do të mbahet nën patronazhin e presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan nga 1 deri në 3 mars, tha në një deklaratë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme turke, Oncu Keceli.
Erdoğan do të presë gjithashtu rreth 90 ministra, duke përfshirë më shumë se 60 ministra të jashtëm, si dhe 80 përfaqësues të organizatave ndërkombëtare.
Keceli vuri në dukje se rreth 4.000 të ftuar, duke përfshirë studentë, pritet të marrin pjesë në forum dhe do të mbahen më shumë se 50 sesione me tema të ndryshme.
"Grupi i Kontaktit të Gazës" është një nga ngjarjet që do të zhvillohet në këtë event nga ku do të mblidhen anëtarët e saj.
Forumi, i cili mbahet që nga viti 2021, zhvillohet në qytetin turistik në Jug të Türkiyes, Antalia.
Tema kryesore e këtij viti është "Përparimi i diplomacisë në kohë trazirash".