Hoteli Museum në Kapadokya radhitet ndër 50 hotelet më të mira në botë.     /Foto: AA

Hoteli Museum në rajonin piktoresk të Kapadokyas në Türkiye është radhitur në mesin e 50 hoteleve më të mira luksoze në botë.

Në raportimin e revistës amerikane Robb Report, hoteli Museum është i vetmi nga Türkiye që u fut në listë, duke siguruar një vend në mesin e pak hoteleve më të mira në mbarë botën.

I ndërtuar në rrënojat dhe shpellat e lashta, "muzeu i gjallë" i miratuar nga Relais & Chateaux është i mbushur me monumente historike nga periudhat hitite, romake, selxhuke dhe osmane, të cilat janë regjistruar të gjitha në Muzeun Nevşehir.

Në raportimin e revistës theksohet se asnjë nga 34 dhomat në këtë hotel nuk është e njëjtë, duke përfshirë "Shpellën e Haremit" ose "Suitën Hyjnore", e cila ka një nga pamjet më të mira në rajon.

Hoteli i hapur në vitin 2003 ndodhet në Uçhisar, në majën e zonës së Kapadokyas të shpallur pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Hoteli Museum në Kapadokya radhitet ndër 50 hotelet më të mira në botë. AA

"Suitat më të mëdha dhe më të mira përfshijnë madje edhe pishina të mëdha brenda", tha Jonathan Alder, një nga 21 specialistët e udhëtimeve të mbështetur nga Robb Report.

"Mëngjesi është ndër më të mirët që kam ngrënë ndonjëherë në jetën time, ndërsa darkat janë aq të mira saqë nuk do të dëshironit as të mendoni për një restorant tjetër. Ata madje kanë punishten e tyre të verës, duke e bërë me të vërtetë gjithë përvojën të jashtëzakonshme", shtoi Alder.

Tolga Tosun, menaxheri i përgjithshëm i hotelit, tha se "ne gjithmonë e kemi prioritet misionin tonë për të ofruar nivelin më të lartë të luksit dhe shërbimit për mysafirët tanë", duke shtuar:

"Të jesh i përfaqësuar në një listë të tillë me reputacion është një dëshmi e punës së përkushtuar dhe përpjekjeve të pasionuara të ekipit tonë", shtoi Tosun.

Kapadokya është e famshme për luginat, pllajat dhe kodrat e saj, peizazhin e saj përrallor me kone, qytetet misterioze nëntokësore dhe shtëpitë e gdhendura në shkëmbinj.

AA