Inteligjenca turke kap tre terroristë të DEASh-it në veri të Sirisë.     /Foto: AA

Me mbështetjen operacionale të Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës të Türkiyes (MIT), forcat lokale të sigurisë të Ushtrisë Kombëtare Siriane (SNA) kapën 3 terroristë të DAESH-it në përgatitje për aksion në rajonin e Burimit të Paqes në veri të Sirisë.

Sipas informacionit të marrë nga burime të sigurisë, elementë organizativë që vepronin në nivel të lartë brenda organizatës terroriste DAESh janë zbuluar në Siri si rezultat i punës së MIT-it dhe SNA-së.

Me inteligjencën dhe mbështetjen operacionale të MIT-it, tre terroristë të DAESh-it në përgatitje për aksion u kapën si rezultat i operacioneve të kryera në rajonin e Operacionit Burimi i Paqes nga forcat vendase të sigurisë të lidhura me SNA.

Inteligjenca turke kap tre terroristë të DEASh-it në veri të Sirisë. AA

Në operacione u sekuestruan një numër të madh armësh dhe municionesh.

Më tej theksohet se MIT-i vazhdon me vendosmëri luftën kundër grupeve terroriste në Siri dhe rajone të tjera dhe se Türkiye vazhdon aktivitetet e saj kundër terrorizmit pa bërë asnjë dallim mes organizatave terroriste si DAESh-i, Al-Kaeda dhe PKK-ja.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 35-vjeçare kundër Türkiyes, PKK-ja - e listuar si organizatë terroriste nga Türkiye, ShBA-ja dhe BE-ja - ka qenë përgjegjëse për vdekjen e më shumë se 40.000 njerëzve, duke përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG-ja është dega siriane e grupit terrorist.


AA