Ish-deputeti turk dhe dy avokatë bëjnë kallëzim penal kundër Netanyahut.    /Foto: AA

Një ish-deputet turk së bashku me dy avokatë i kanë dërguar një peticion Zyrës së Kryeprokurorit të Istanbulit duke kërkuar të ngrejë një padi kundër kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC).

Zyra e prokurorisë të mërkurën përpunoi kallëzimin penal kundër Netanyahut të paraqitur nga Metin Kulunk, një ish-deputet nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në pushtet dhe avokatët Mucahit Birinci dhe Burak Bekiroglu.

Prokuroria e përcolli peticionin, i cili kërkonte që Netanyahu të gjykohet për "krime lufte, gjenocid dhe krim kundër njerëzimit para syve të të gjithë botës" drejtuar Ministrisë së Drejtësisë, Departamenti për Marrëdhënieve me punë të Jashtme si dhe Drejtorisë së Përgjithshme e Bashkimit Evropian.

“Ndërsa personi që është subjekt i aplikimit dhe kërkesës sonë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, kryen krimet e supozuara, ai nuk heziton të përdorë armë të ndaluara nga standardet ndërkombëtare”, shkruhej në peticion.

“Krimet e kryera janë të padiskutueshme. Ato janë të forta si kokrrat e çdo loti të derdhur nga çdo person me ndërgjegje, diçka që njerëzimi nuk duhet ta pranojë”, vazhdon më tej peticioni.

Në peticion përfshihen gjithashtu foto të fëmijëve që vdiqën dhe u plagosën në Gaza si rezultat i sulmeve izraelite.

Perceptimi i mosndëshkimit

Shumë ankesa penale janë paraqitur gjithashtu nga qytetarët turq kundër Netanyahut dhe zyrtarëve izraelitë që nga ditët e para të luftës së fundit të Izraelit kundër palestinezëve në Gaza, dhe peticionet i janë dërguar Ministrisë së Drejtësisë për veprime të mëtejshme.

Peticioni i Kulunk kërkonte që Netanyahu dhe ata që vepronin me të, të gjykoheshin së bashku nga GjND-ja brenda kuadrit të normave penale ndërkombëtare.

"Kjo është thelbësore për të ruajtur besimin e njerëzimit në ligj dhe për të parandaluar perceptimin e mosndëshkimit. Përndryshe, heshtja për të gjitha këto ngjarje do të minojë besimin e njerëzimit në ligj dhe do të hedhë një hije mbi paanshmërinë e Gjykatës Ndërkombëtare Penale", thuhej në peticion.

TRT World