Në operacionin kundër organizatës terroriste DEASh në Istanbul janë arrestuar 10 të dyshuar.
Në kuadër të hetimeve të kryera nga Byroja për Hetimin e Terrorizmit dhe Krimeve të Organizuara pranë Kryeprokurorit Publik të Istanbulit, është lëshuar urdhër ndalimi për 15 të dyshuar për të cilët kishte informacione të inteligjencës se vepronin në kuadër të DEASH-it.
Forcat e sigurisë kanë marrë masa dhe kanë kapur 10 persona të dyshuar në operacionin që kanë kryer.
Të dyshuarit janë dërguar në stacionin policor dhe po vazhdojnë përpjekjet për kapjen e 5 të dyshuarve të cilët nuk janë gjetur në adresat e tyre.
TRT Balkan / agjencitë