Ministria turke e Mbrojtjes njoftoi se katër terroristë të PKK-së, përfshirë Yusuf Kalkan, i cili ishte në listën e kuqe të kërkimit, u neutralizuan në një operacion ajror të kryer në veri të Irakut.
Ministria deklaroi se katër terroristë të PKK-së u neutralizuan në një operacion ajror të kryer në zonën e operacionit antiterrorist “Kthetra” në veri të Irakut.
Është konstatuar se njëri nga terroristët e neutralizuar është Jusuf Kalkan, i koduar “Sevkan Cele”. Terroristi ishte në listën e kuqe të urdhrave për terrorizëm. Ai është në kërkim për veprat penale “anëtarësim në organizatë të armatosur terroriste” dhe “themelimi ose drejtimi i organizatës së armatosur terroriste”.
Fletarrestet në Türkiye ndahen në pesë kategori sipas ngjyrës, ku e kuqja është më e kërkuara, e ndjekur nga e kaltra, e gjelbra, portokallia dhe grija.
Autoritetet turke përdorin termin "neutralizoj" për të nënkuptuar se terroristët në fjalë janë dorëzuar, janë vrarë ose janë kapur.
PKK-ja është organizatë terroriste separatiste që është në listën e grupeve terroriste në Türkiye, Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA). Gjatë fushatës terroriste dhjetëvjeçare kundër Türkiyes, terroristët e PKK-së kanë vrarë të paktën 40.000 njerëz. Dega siriane e PKK-së është YPG-ja.
Rajonet malore të Kandilit, Gara, Metina, Avasin-Basyan, Hakurk, Zap dhe Haftanin ndodhen në veri të Irakut dhe përfaqësojnë bastionet kryesore të organizatës terroriste PKK.