Në kryeqytetin bullgar Sofje është përdorur për herë të parë makina elektrike inteligjente vendase turke Togg, si automjet zyrtar i ambasadës turke në këtë qytet. Me veturën Togg, ambasadori i ri turk në Bullgari, Mehmet Sait Ujanik, shkoi në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale të presidentit bullgar Rumen Radev.
Ambasadori Uyanik, i cili erdhi në ndërtesën e Presidencës, ku ishin vendosur flamujt e Bullgarisë, Türkiyes dhe Bashkimit Evropian (BE), me makinën vendase turke Togg, u prit nga përfaqësuesit e protokollit të Presidentit dhe detashmentit zyrtar.
Ambasadori Ujanik tha se është krenar që përdor veturën Togg në Sofje.
“Është një nder i madh të kemi makinën tonë të prodhimit vendas në përfaqësinë tonë diplomatike. Edhe një herë, ne sollëm kompetencën e Türkiyes në inxhinieri dhe teknologji në skenën botërore”, tha ambasadori Ujanik. Kjo përvojë, në të cilën një makinë vendase u përdor për herë të parë si mjet zyrtar i ambasadës, tregoi se Togg filloi të preferohej në përfaqësitë diplomatike të Türkiyes. Ky udhëtim i ambasadorit Ujanik me Togg nxjerr në pah kapacitetin prodhues vendas dhe kombëtar të Türkiyes dhe kontribuon në njohjen e veturës Togg në skenën ndërkombëtare.
Në vitet e fundit, Bullgaria ka përshpejtuar investimet e saj në teknologji dhe inovacion.
Prezenca e veturës Togg në Sofje vendos një bazë solide për bashkëpunimin midis Türkiyes dhe Bullgarisë në fushën e teknologjisë. Autoritetet bullgare, veçanërisht presidenti Rumen Radev, kanë shfaqur interesim të madh për veturën Togg dhe kanë shprehur kënaqësinë e tyre për përdorimin e automjetit të prodhimit të Türkiyes në Sofje.
Togg, i vlerësuar për veçoritë e tij të teknologjisë së lartë dhe dizajnin modern, tregon se Türkiye do të vazhdojë të jetë një lojtar i fortë në nivel ndërkombëtar në industrinë e automobilave me këtë zhvillim të rëndësishëm.
Ujanik: Bullgaria është fqinji dhe aleati ynë në NATO
Pas dorëzimit të letrave kredenciale, ambasadori Ujanik përshëndeti ekipin zyrtar që ishte i pranishëm para Presidencës.
Ambasadori Mehmet Sait Ujanik në një deklaratë për Anadolu Agency pas dorëzimit të letrave kredenciale theksoi se është nder i madh të jesh diplomat turk në Bullgari. “Bullgaria është një vend i rëndësishëm për ne sepse është fqinj, aleat në NATO dhe mik. Ne i vlerësojmë shumë marrëdhëniet tona. Ka potencial të madh në shumë fusha në marrëdhënien tonë. Ajo mori vrull veçanërisht me vizitat e fundit dypalëshe të nivelit të lartë”, tha Ujanik.
Duke iu referuar marrëdhënieve ekonomike dypalëshe, Ujanik vuri në dukje se vëllimi i tregtisë së përbashkët është 10 miliardë dollarë, ndërsa investimet turke në Bullgari kalojnë 2,5 miliardë dollarë.
“Biznesmenët tanë kanë një interes të madh për të investuar në Bullgari,” tha ai. Ujanik theksoi se së shpejti do të mbahet një forum biznesi në Bansko të Bullgarisë dhe dinamika e investimeve do të vazhdojë.