Ministri i Jashtëm turk, Fidan, takohet me homologun irakian, Hussein / Photo: AA

Ministri i Punëve të Jashtme i Türkiyes, Hakan Fidan, u takua në Ankara me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Irakut, Fuad Hussein.

Ministria e Jashtme turke postoi një fotografi nga takimi në X, duke shkruar se “Ministri ynë Hakan Fidan u takua në Ankara me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm irakian Fuad Hussein”.

Burime diplomatike kanë njoftuar se sot në Ankara do të mbahet Takimi i 4-t i Mekanizmit të Sigurisë së Nivelit të Lartë Türkiye-Irak.

Me rastin e vizitës së delegacionit irakian në Türkiye, u tha se takimi i parë i Grupit të Përbashkët të Planifikimit do të mbahet në Ankara nën bashkëkryesimin e ministrit të Jashtëm, Fidan, si dhe zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Irakut Hussein.


TRT Balkan / agjencitë