Mbështetur në burime të sigurisë, një terrorist i PKK/KCK-së, i cili kreu 12 sulme terroriste në të cilat u vranë 60 pjesëtarë të sigurisë, u kap nga Agjencia e Inteligjencës Kombëtare turke (MIT) në Irakun verilindor dhe u soll në Türkiye.
MIT-i turk ka konstatuar në Irakun verior vendndodhjen e terroristit Ramazan Güneş, me emrin e koduar "Sores/Soresger", pjesëtar i forcave të ashtuquajtura speciale të grupit terrorist.
Güneş, i cili ishte në përcjellje të forcave të sigurisë për gati një vit, u kap në një operacion në provincën Suleymaniyah të Irakut.
Ai ishte i përfshirë në 12 sulme terroriste të kryera nga PKK/KCK në vitet 2011-2017 në rrethin Çukurca të provincës juglindore Hakkari të Türkiyes, ku u vranë 57 ushtarë, një polic dhe dy roje fshati.
Terroristi Güneş, i cili iu bashkua grupit terrorist në vitin 2008, operoi në rajonin Hakkari, si dhe në Irak dhe Siri, për shumë vjet.
Në fushatën e saj terroriste më shumë se 35-vjeçare kundër Türkiyes, PKK, e listuar si organizatë terroriste nga Türkiye, ShBA-ja dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e të paktën 40 mijë njerëzve, duke përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja