MIT-i neutralizoi një zyrtar të lartë të organizatës terroriste PKK/KCK.     /Foto: AA

Organizata Kombëtare e Inteligjencës turke (MIT) nëpërmjet një operacioni në Gara të Irakut verior neutralizoi terroristin Celal Birdal, i koduar "Sidar Serhat", një nga të ashtuquajturit oficerë të shtypit dhe arkivave të organizatës terroriste PKK/KCK.

Sipas informacionit të marrë nga burime të sigurisë, terroristi Birdal ka vepruar në kuadër të organizatës terroriste PKK/KCK-HPG gjatë shkollimit të tij inxhinierik në universitet.

Birdal, i cili ishte autor i shumë aksioneve kundër forcave të sigurisë në rajonet Zap dhe Hakurk të Irakut verior dhe drejtonte grupe të tjera terroriste në disa aksione, ishte përcaktuar se ndodhet në Gara të Irakut verior, ku kryente detyrën e të ashtuquajturit oficer i shtypit dhe i arkivave të PKK/KCK-HPG-së.

Terroristi Birdal, i cili përpiqej të drejtonte disa anëtarë të organizatës në Türkiye për aksion, u neutralizua së bashku me terroristët pranë tij në operacionin e organizuar nga MIT-i në Gara të Irakut verior.

TRT Balkan / agjencitë