MIT-i neutralizoi të vetëshpallurin oficer të PKK-së në Irak.     /Foto: AA

Organizata Kombëtare e Inteligjencës Turke (MIT), në Suleymaniyeh, në veri të Irakut, ka neutralizuar Celal Kayan, me emrin e koduar Hasan, i cili ishte nxitësi i aksionit në të cilin u martirizua diplomati turk Osman Köse në Erbil të Irakut.

Sipas informacionit të marrë nga burime të sigurisë, terroristi Kaya, i cili ishte nxitësi i aksionit në të cilin u martirizua diplomati turk Osman Köse më 17 korrik të vitit 2019 në Erbil të Irakut, ka operuar në veri të Irakut prej një kohe të gjatë.

MIT-i neutralizoi të vetëshpallurin oficer të PKK-së në Irak. AA

Rrjeti i udhëhequr nga Kaya, i cili organizonte aksione dhe aktivitete të kryera nga organizata në të kaluarën brenda dhe jashtë vendit, po punonte për mbledhjen e informacionit përpara aksioneve që do të kryente organizata terroriste PKK kundër elementëve të Forcave të Armatosura Turke, të cilat kryejnë operacion në veri të Irakut, si dhe për të planifikuar akte terroriste për ndalimin e zyrtarëve turq.

Pasi kishte marrë informacione për Kayan, MIT-i ndoqi hap pas hapi aktivitetet e terroristit. Terroristi Kaya u neutralizua në një operacion në periferi të qytetit irakian Sulaymaniyah.

Operacioni i dha një goditje të rëndë rrjetit të inteligjencës së organizatës terroriste PKK.


TRT Balkan / agjencitë