Organizata Kombëtare e Inteligjencës Turke (MIT) neutralizoi Hüsnü Kümek, një nga të ashtuquajturit liderë të organizatës terroriste PKK në Suleymaniye në veri të Irakut. Sipas informacionit të marrë nga burime të sigurisë, u konstatua se terroristi Hüsnü Kümek, me emrin e koduar "Şevger Azad" dhe "Aras", i cili dikur ka qenë korrier dhe truproje i Cemil Bayık dhe Duran Kalkan të organizatës terroriste PKK, ndodhej në qytetin Suleymaniye në Irak.
U konstatua se terroristi Kümek, i cili ishte në të ashtuquajturin formacionin e inteligjencës së organizatës terroriste PKK, organizonte trajnime për qarqet mbështetëse të organizatës në Suleymaniye dhe Kalar, transferonte informacionet që kishte marrë gjatë punës së tij tek menaxhmenti i lartë i organizatës dhe organizonte popullin e rajonit kundër Türkiyes.
Pasi iu identifikua vendi i tij i fshehjes, MIT-i neutralizoi terroristin Kümek, një nga të ashtuquajturit përgjegjës të PKK-së për Suleymaniye/Kalar, me një operacion në Suleymaniye.
Terroristi Kümek, i cili iu bashkua organizatës terroriste PKK në vitin 1999, kreu të ashtuquajturat aktivitete mediatike të Duran Kalkan-it, një nga drejtuesit e organizatës, midis viteve 2002 dhe 2003.
Terroristi, i njohur si një nga personat e besueshëm të Cemil Bayık, një nga drejtuesit e organizatës, ishte në kërkim nga Prokuroria e Përgjithshme Publike e Istanbulit për veprën penale "të qenit anëtar i një organizate të armatosur terroriste".