Agjencia Kombëtare e Inteligjencës turke (MIT), përmes një operacioni në Al-Qamishli të Sirisë, neutralizoi terroristen Yayla Kızılkaya me emrin e koduar "Nesrin Amed", të ashtuquajturën përgjegjëse të organizatës terroriste PKK/PAJK.
Sipas informacionit të marrë nga burimet e sigurisë, mësohet se terroristja Kızılkaya iu bashkua radhëve të organizatës terroriste PKK kur ishte në moshën 14-vjeçare ndërsa ishte vendosur në listën e objektivave për shkak të akteve të armatosura terroriste që ajo ka kryer në Türkiye, Irak dhe Siri.
Terroristja Kızılkaya ndiqej nga MIT-i një kohe të gjatë ndërsa u neutralizua përmes një operacioni preciz të kryer në Al-Qamishli të Sirisë.
TRT Balkan / agjencitë