MIT-i neutralizon një udhëheqës të organizatës terroriste PKK/YPG në Siri.          Foto: AA

Organizata Kombëtare e Inteligjencës turke (MIT) neutralizoi në rajonin Tel Rifat të Sirisë, Yaşar Çekikun, me emrin e koduar "Yaşar Hakkari", një nga të ashtuquajturit drejtues të PKK/YPG, i cili është në kategorinë e kuqe në listën e personave të kërkuar për terrorizëm. Sipas informacionit të marrë nga burime të sigurisë, terroristi Çekik, i cili u bashkua me organizatën terroriste në vitin 1993, organizoi aksionin kundër stacionit të xhandarmërisë Hantepe me anëtarë të organizatës nën përgjegjësinë e tij në vitin 2010 në rrethin Çukurca të Hakkarit ku ranë dëshmorë 6 ushtarë turq.

MIT-i konstatoi se Çelik, i cili është në kategorinë e kuqe në listën e të kërkuarve terroristë të Ministrisë së Punëve të Brendshme turke për shkak të akteve të tij terroriste kundër forcave të sigurisë në Türkiye, Irak dhe Siri, i cili kërkohej nga Interpoli me njoftim të kuq, vazhdonte aktivitetet terroriste në rajonin Shehba të Sirisë.

Terroristi i ndjekur u neutralizua në Tel Rifat në operacionin e organizuar nga MIT-i

TRT Balkan / agjencitë