MIT-i neutralizon një udhëheqës të PKK/KCK në Sinxhar të Irakut. / Photo: AA

Organizata Kombëtare e Inteligjencës turke (MIT) me operacionin që kreu në Sinxhar në veri të Irakut neutralizoi Mesut Celal Osman, një nga të ashtuquajturit oficer i organizatës terroriste PKK/KCK në provincën Sinxhar.

Sipas informacionit të marrë nga burime të sigurisë, MIT-i zbuloi se Mesut Celal Osman, i koduar si Zagros Çekdar, i cili rekrutonte të rinj në Siri me armë dhe jepte udhëzime për shumë aksione kundër forcave turke të sigurisë, ka kaluar nga Siria në Irak në vitin 2018 me detyrë forcimin e aktiviteteve dhe ndikimit të organizatës terroriste PKK/KCK-YBŞ në Sinxhar.

MIT-i neutralizon një udhëheqës të PKK/KCK në Sinxhar të Irakut. AA

Në përpjekje për të frikësuar banorët vendas me dhunë, Osman u neutralizua në operacionin e organizuar nga MIT‐i teksa po shkonte në një mbledhje të organizatës në Sinxhar.

TRT Balkan / agjencitë