Nëpërmjet kanaleve diplomatike do të vendoset për takimin Erdoğan-Putin.     /Foto: AA Archive 

Detajet e takimit mes presidentit rus dhe atij turk, duke përfshirë kohën, vendin dhe datën, do të koordinohen nëpërmjet kanaleve diplomatike, tha të enjten zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

"Në përgjithësi, presidentët konfirmuan synimin e tyre për t'u takuar së shpejti" gjatë një telefonate të zhvilluar të mërkurën midis Vlladimir Putinit dhe Recep Tayyip Erdoğanit, tha Dmitry Peskov në një konferencë për media në Moskë.

"Por, vendi i takimit dhe koha e këtij takimi do të vazhdojnë të miratohet nëpërmjet kanaleve diplomatike”, tha ai.

Peskov dënoi gjithashtu komentet e diplomatit të lartë të BE-së Josep Borrell, i cili akuzoi Rusinë se po përpiqet të krijojë varësi nga gruri i saj midis vendeve në zhvillim.

"Absolutisht nuk është kështu. Rusia ka qenë dhe mbetet gjithmonë - me probleme të njohura - një furnizues i besueshëm. ... Rusia përmbush të gjitha detyrimet e saj", theksoi ai.

Ai shtoi qartë se Rusia mund të plotësonte kërkesat në rritje për grurë "nëse nuk do të ishin sanksionet" në eksportet e saj, të cilat ai i quajti "të paligjshme nga pikëpamja e ligjit ndërkombëtar".

TRT Balkan / agjencitë