Neutralizohen 17 terroristë të PKK-së në veri të Irakut / Photo: AA

Anadolu raporton se 17 anëtarë të organizatës terroriste PKK u neutralizuan në një operacion ajror të kryer në zonën e operacionit "Kthetra-Padlock" në veri të Irakut.

Në një deklaratë të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare, thuhet se forcat e armatosura turke vazhdojnë operacionet e tyre në veri të Irakut për hir të sigurisë kufitare dhe paqes dhe sigurisë së rajonit.

“Me operacionin e suksesshëm ajror të kryer në zonën e operacionit “Kthetra-dlock”, u neutralizuan 17 terroristë të tjerë të PKK-së. Ne do të vazhdojmë të luftojmë me të gjitha forcat, pa u lodhur për dëshmorët tanë, për kombin tonë, për atdheun tonë të dashur, terroristët nuk do t'i shpëtojnë dot fundit që i pret", thuhet në deklaratë.

PKK-ja është një organizatë terroriste separatiste që renditet si grup terrorist në Türkiye, Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA). Gjatë fushatës terroriste dhjetëvjeçare kundër Türkiyes, terroristët e PKK-së kanë vrarë të paktën 40.000 njerëz.

TRT Balkan / agjencitë