Numri i turistëve që vizituan Istanbulin në tetor u rrit për 37% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, duke arritur në 1.58 milion.
Sipas shifrave të publikuara nga Drejtoria e Kulturës dhe e Turizmit e Istanbulit, gjithsej 13.37 milionë turistë vizituan qytetin në 10 muajt e parë të këtij viti.
Shifra ishte 1.15 milion në tetorin e vitit të kaluar, 431.921 më pak se tetori 2022.
Gjatë muajit, 1.54 milionë njerëz erdhën në qytet nga ajri dhe 46.240 përmes detit.
Rreth 445.996 njerëz mbërritën përmes aeroportit Sabiha Gokcen të Istanbulit dhe 1.09 milion njerëz përmes Aeroportit të Istanbulit në tetor.
Rusët kryesuan listën e turistëve që vizituan Istanbulin, me 185.339 njerëz në tetor.
Gjermania pasoi Rusinë me 116.219 turistë, Irani me 94.579, ShBA-ja me 72.428 dhe Britania e Madhe me 62.510.
Rusët përbënin 11.7% të njerëzve që vizituan Istanbulin në tetor, gjermanët 7.33%, iranianët 5.97%, ShBA-ja 4.57% dhe MB-ja 3.94%.
Në tetor, Istanbuli priti turistë nga 194 vende. Vetëm një person nga Tonga dhe Ishujt Solomon, dhe dy njerëz nga Nauru dhe Macau erdhën në qytet.
Rreth 1.23 milionë turistë erdhën në Istanbul në tetor të vitit 2018, 1.35 milion turistë në tetor të vitit 2019 dhe 533.405 turistë në tetor të vitit 2020.
29 Nën 2022
Numri i turistëve që vizituan Istanbulin në tetor u rrit për 37%
Rusët kryesojnë listën e turistëve me 185.339 njerëz që e vizituan në tetor.
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Altun: Türkiye dëshiron paqen dhe mbështet integritetin territorial në Siri
Kreu i presidencës së Türkiyes përsëriti gatishmërinë e Presidentit Erdoğan për t'u angazhuar me udhëheqësin e regjimit sirian Assad, duke thënë se dialogu është thelbësor në mes të dhunës në rritje, agresionit dhe zhvendosjeve masive.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore