Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan, ka bërë të ditur se vendi i tij ka shpëtuar jetën e emigrantëve të parregullt të cilët u kthyen prapa në mënyrë të paligjshme nga Greqia.
“Me përpjekjet e rojës sonë bregdetare ne kemi parandaluar vdekjet në Egje. Në dy vitet e fundit, ne kemi shpëtuar jetën e 41 mijë njerëzve të lënë të vdesin nga Greqia”, tha presidenti Erdoğan në një ceremoni diplomimi të Akademisë së Xhandarmërisë dhe Gardës Bregdetare në kryeqytetin Ankara.
Erdoğan tha se numri i emigrantëve të parregullt të kapur nga roja bregdetare turke ka arritur në 245 mijë dhe theksoi se xhandarmëria vazhdon luftën kundër emigrimit të parregullt dhe trafikantëve të qenieve njerëzore.
“Nëse dikush ende kritikon përparimet e industrisë sonë të mbrojtjes, pavarësisht nga ngritja ushtarake në Greqi, kjo do të thotë se ata janë privuar nga vizioni strategjik”, shtoi ai.
Türkiye ka qenë një pikë kyçe e tranzitit për azilkërkuesit që synojnë të kalojnë në Evropë për të filluar jetë të re, veçanërisht ata që ikin nga lufta dhe persekutimi.
Ankara dhe grupet globale të të drejtave në mënyrë të përsëritur kanë dënuar praktikën e paligjshme të Greqisë, duke theksuar se ajo shkel vlerat humanitare dhe ligjin ndërkombëtar duke rrezikuar jetën e emigrantëve të cenueshëm, përfshirë gra dhe fëmijë.
23 Gus 2022
Për 2 vite Türkiye shpëtoi jetën e 41 mijë emigrantëve të dëbuar nga Greqia
Numri i emigrantëve të parregullt të kapur nga roja bregdetare turke ka arritur në 245 mijë, njoftoi presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan.
AA
Lajme të ngjashme
Altun potencon përgjegjësinë e mediave në marrëdhëniet turko-greke
Altun gjithashtu tërhoqi vëmendjen për peizazhin mediatik që është shfaqur pas konfliktit Izrael-Palestinë më 7 tetor, duke theksuar se kjo ka treguar edhe një herë se sa shkatërruese është dhe mund të jetë për njerëzimin përmbajtja e pavërtetë.
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.