Koha e shpenzuar për t’u ndihmuar viktimave të shkatërruara nga lufta në Siri dhe vende të tjera u ndihmoi vullnetarëve të Fondacionit të Ndihmës Humanitare (IHH) që t’u përgjigjen shpejt fatkeqësive të dyfishta që goditën Türkiyen më 6 shkurt.
“Veprimi i shpejtë dhe efektiv i IHH-së (pas tërmeteve) ishte i mundur... falë përvojës së tij 30-vjeçare duke punuar në fatkeqësi dhe luftë ku masa të mëdha dhe njerëz janë prekur,” tha specialisti nga Kilis, Faruk Erkilic, duke koordinuar punët e jashtme të grupit të shquar të ndihmës me qendër në Istanbul.
Kilis, një nga 11 provincat e goditura nga tërmetet e 6 shkurtit, është shtëpia e një prej 14 qendrave kryesore të koordinimit të IHH-së nga ku po dërgojnë ekipet e kërkimit, shpëtimit dhe ndihmës.
Grupi vendosi rreth një personel prej 5.943 vetash në kërkim-shpëtimi dhe ndihmë emergjente. Shumica e tyre janë të kombësisë turke. Po ashtu, shumë studentë ndërkombëtarë po marrin pjesë në paketimin dhe dërgimin e artikujve të nevojshëm.
“Vullnetarët tanë ishin reaguesit e parë ndaj situatës... shumë nga vullnetarët tanë vdiqën për shkak të tërmeteve, por shumë prej tyre, familjet dhe të afërmit e të cilëve humbën jetën ose u lënduan, qëndruan të fortë dhe filluan kërkimin dhe shpëtimin”, tha Erkilic.
“Ka shumë histori të tilla dhe ata janë heronjtë tanë të vërtetë”, shtoi ai.
Pasioni për t’u angazhuar në punë vullnetare si kjo pas fatkeqësive vjen ndërsa IHH-ja i trajnon ata në mënyrë rutinore profesionale. IHH-ja është akredituar nga Presidenca e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe të Emergjencave (AFAD) për një trajnim të tillë.
“Vullnetarët tanë trajnohen rregullisht për menaxhimin e fatkeqësive”, shtoi ai.
Tavolina e menaxhimit të krizës u vendos 73 minuta pas tërmetit të parë
Sipas Erkilic, IHH-ja ngriti 21 qendra logjistike dhe pika për të përdorur rreth 550 automjete menjëherë pasi tërmetet goditën vendin.
“IHH-ja vendosi tavolinën e menaxhimit të krizave në orën 05:30 të mëngjesit të 6 shkurtit, e cila koordinon të gjitha operacionet tona nga Kilis,” tha ai.
Tërmeti i parë me magnitudë 7,7 ballë goditi Türkiyen në orën 04:17 të mëngjesit (0117 GMT) më 6 shkurt. E dyta me magnitudë 7,6 goditi rreth nëntë orë më vonë njëjtë.
Sizmologët e kanë cilësuar shfaqjen e dy tërmeteve kaq të mëdha si diçka “të paprecedentë”.
IHH-ja kishte ngritur tashmë një zyrë të madhe në Kilis, në provincën kufitare të Türkiyes me Sirinë.
Kjo zyrë përdoret për logjistikën dhe koordinimin e të gjitha llojeve të punëve të ndihmës që IHH-ja kryen përtej kufirit në zonat e nxehta të luftës.
Në këtë qendër, IHH-ja që nga dita e parë ka filluar përgatitjen dhe paketimin e supës dhe bukës.
“Përgatitja e ndihmës urgjente si paketimi i ushqimit filloi në orën 06:00 të mëngjesit të së njëjtës ditë që goditën tërmetet dhe deri në orën 09:00 të mëngjesit supa u shërbehej njerëzve në Kilis”, tha Erkilic.
Drejton dy kuzhina për ushqime të nxehta dhe një njësi të madhe prodhimi furre buke nga ku dërgohet në provinca të tjera.
Ndërkohë që po shërbehej ushqim, ujë dhe bukë, ekipet e emergjencës së IHH-së kishin dalë tashmë në rrugë nga vende të ndryshme për t’u vendosur në terren.
“Kërkimi dhe shpëtimi i parë nga IHH-ja filloi në Kilis në orën 06:17 të mëngjesit (0317 GMT),” tha koordinatori i zyrës së IHH-së. “Ekipet tona kanë nxjerrë 3.028 persona të pajetë ose të lënduar. Më shumë se 200 persona u gjetën të gjallë.”
IHH-ja merr mbështetje duke filluar nga ShBA-ja në Australi
Përveç angazhimit në operacionet e ndihmës, zyra e IHH-së në Kilis është gjithashtu e zënë me pritjen e mysafirëve, si për ndihma fizike ashtu edhe në mirësi për njerëzit e prekur nga tërmeti nga e gjithë bota.
“Mysafirë dhe vizitorë të huaj po vijnë nga ShBA-ja e deri në Australi... si vizitorë ashtu edhe vullnetarë,” tha Erkilic, i cili është përgjegjës për zyrën e Afrikës Lindore në zyrën e punëve të jashtme të IHH-së.
Ai tha se këta individë dhe grupe kanë sjellë “shumë ndihma dhe kontribute”.
“Ne i çojmë ata në pikën zero dhe u tregojmë atyre situatën përveç se u ofrojmë shërbime,” shtoi Erkilic.
“Njerëzit po i përgjigjen bujarisë së Türkiyes që ka treguar gjatë gjithë këtyre viteve duke u ndihmuar njerëzve në nevojë. Tani ata po kthehen me ndihmë”, tha ai.
Të paktën 43.556 njerëz ndërruan jetë nga dy tërmete të forta që goditën Türkiyen jugore më 6 shkurt. Mijëra të tjerë morën lëndime. AFAD-i tha se tërmetet, me qendër në rrethet Pazarcik dhe Elbistan të provincës Kahramanmaraş u pasuan nga më shumë se 7.000 pasgoditje.
Disa vende në rajon, përfshirë Sirinë dhe Libanin, gjithashtu ndien lëkundjet që goditën në më pak se 10 orë.
Ekipet ngritën gjithsej 301.289 tenda dhe 6.375 kontejnerë në zonën e tërmetit, të cilat u dërguan nga ministritë dhe institucionet përkatëse, si dhe vende të tjera dhe organizata ndërkombëtare, tha AFAD-i.
Një total prej 14.740 personel vendas dhe ndërkombëtar të kërkimit-shpëtimit janë duke punuar aktualisht në terren, shtoi ai.
Katër qendra mobile të shërbimit social u caktuan për përpjekjet e mbështetjes psikologjike të fatkeqësive në Kahramanmaraş, Hatay, Osmaniye dhe Malatya. Gjithsej 698.244 persona kanë marrë mbështetje psikosociale, nga të cilët 497.093 në zonën e tërmetit dhe 201.151 jashtë zonës së tërmetit.
Veçmas, Ministri i Brendshëm turk Süleyman Soylu njoftoi në një konferencë shtypi se të paktën gjashtë persona ndërruan jetë dhe 562 të tjerë morën lëndime, nga të cilët 18 në gjendje kritike, pasi një tërmet i ri goditi provincën më jugore të Hatay të Türkiyes në fund të 20 shkurtit.